Guri i gjetur rreth dy javë më parë në Fan të Mirditës, do të merret në mbrojtje dhe të vendoset në Muzeun Historik Kombëtar.
Një grup specialistësh dhe përfaqësues të ministrisë së Mjedisit kanë lidhur edhe një kontratë dakordësie me banorët e zonës ku u gjet guri prehistorik.
“Kushte atmosferike do të ndikonin. Guri kur është gjetur por ka patur krisje. Pasi shkruam një kontratë me ministrin dhe ta takonim do ti kërkojmë që fshati të shpallet turistik dhe të vihet dorë për relievin që janë mahnitur të gjithë. Edhe pse me breng. Është një zonë fantastike, kur të shohin me sytë e tyre duhet mbrojtur nga shtetit.” ka deklaruar një nga banorët e zonës.
Ky zbulimi i rrallë, ka emocionuar së tepërmi banorët e kësaj zone, të cilët e kundërshtuan idenë e lëvizjes së gurit nga vendi ku u zbulua fillimisht por tashmë duket se gjërat janë ndryshe.
Drejtori i Kulturës në Bashkinë Mirditë Gjerg,j Marku thotë se zona ku është gjetur guri mbart vlera të jashtëzakonshme historike. Sipas tij objekti pritet të hapë një dritare të re në historinë e kësaj treve dhe me një vëzhgim të parë ai shprehet se ato mund të jenë pintograme.