Ministri në dorëheqje i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës, Endrit Shala, ka marrë vendim për të vendosur masa reciproke ndaj mjaltit dhe patateve të Maqedonisë Veriore.
Përmes një komunikate për media, Shala ka bërë të ditur se kjo masë vendoset për shkak se Maqedonia e Veriut është duke aplikuar barriera tarifore ndaj produkteve të Republikës së Kosovës.
“Sot kam marr vendim që të vendos masa reciproke për produktet e Maqedonisë së Veriut që importohen në Kosovë dhe të ndalojë hyrjen e disa produkteve në mënyrë që të detyrojë shtetin e Maqedonisë së Veriut që të reflektoj dhe të ketë tretman të barabartë për produktet e Kosovës që hyjnë në atë shtet”, citohet të ketë thënë Shala.
Shala ka theksuar se që nga qershori i këtij viti kur produktit të Kosovës, rasadit të peshkut i janë vendosur barrierat tarifore nga ana e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka dërguar ankesa përmes sekretariatit të CEFTA-së dhe po ashtu ka nisur letër drejt ministrit të ekonomisë, por që sipas Shalës autoritetet nuk kanë reflektuar.
“Reciprociteti, partneriteti dhe trajtimi i barabartë i prodhimeve kosovare gjatë eksportit në vendet e rajonit, është e vetmja rrugë me të cilën duhet të ecim përpara. Në rast se ky tretman do të vazhdojë ne do të marrim edhe hapa tjerë, jo vetëm ndaj këtij shteti por edhe shteteve tjera. Tashmë asnjë prodhim Kosovar që eksportohet jashtë nuk do të ketë tretman të pabarabartë”, ka thënë a