VMRO-DPMNE pritet të fillojë me protesta masive për largimin e Qeverisë aktuale. Kjo është paralajmëruar sot nga kryetari i kësaj partie, Hristijan Mickoski.
i akuzoi drejtëpërdrejtë Zaevin për përfshirje në rastin “Reket”, duke kërkuar të zbardhet edhe aktiviteti i mundshëm i funksionarëve të tjerë të pushtetit. Duke bërë krahasim me rastet e tjera hetimore kur të dyshuarit janë paraburgosur menjëherë, Mickoski hedh dyshimet se lënia në liri e prokurores speciale Katica Janeva është e orkestruar.>
“Dyshimet janë se krimi në rastin “Reket” me përmasa të këtilla nuk është i mundur pa mbështetjen e Zoran Zaevit. Dyshimet janë se Zaevi e mbron këtë krim dhe këtë e bazoj në atë që Katica Janeva nuk është në paraburgim dhe mund të arratiset, mund të ndikojë te dëshmitarët dhe mundet që si person i parë i PSP-së ta përsërisë veprën”, pohoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Sipas tij, hapat e ardhshëm të opozitës maqedonase akoma nuk janë konkretizuar por nuk përjashtohet mundësia e protestave dhe lëshimit të Kuvendit.
“Po, një prej atyre hapave mund të jetë edhe largimi nga institucionet, protestat, etj. Por besoni që hapat që do t’i ndërmarrë VMRO-DPMNE-ja do t’i befasojnë njerëzit e pushtetit sepse ata ndoshta dëshirojnë skenare në të cilat karriera e tyre politike do të vazhdojë. Do të befasohen, do të munden fuqishëm dhe së shpejti do të duhet të ballafaqohen me përgjegjësinë për krimin e kryer gjatë periudhës së kaluar”, theksoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së./Ina