Sipas Bankës Botërore bota po përballet me një krizë të “padukshme” të cilësisë së ujit. Ndikimet e tij janë më të gjera, më të thella nga sa mendohej më parë dhe kjo situatë kërkon vëmendje urgjente.
Në një raport të fundit Banka Botërore arrin në konkluzionin se cilësia e keqe e ujit ndalon rritjen ekonomike në nivel global.
Ndërsa vëmendja më e madhe është përqendruar në sasinë e ujit, në rastin e përmbytjeve; cilësia e ujit ka pasur më pak vëmendje. BB thotë se cilësia e ujit duhet të tërheqë vëmendje urgjente pasi bart rreziqe të fshehura që ndodhen nën sipërfaqen e ujit:
Sfidat për cilësinë e ujit nuk janë ekskluzive për vendet në zhvillim, por për të gjithë vendet e pasura dhe të varfëra. Statusi i të ardhurave të larta nuk i jep imunitet cilësisë së ujit.
Cilësia e dobët e ujit kërcënon rritjen, dëmton shëndetin publik dhe rrezikon sigurinë ushqimore.
Duke përdorur të dhëna të reja, raporti i BB-së tregon rëndësinë e cilësisë së ujit në një sërë sektorësh. Cilësia e dobët e ujit ndalon përparimin ekonomik, frenon potencialin njerëzor dhe zvogëlon prodhimin e ushqimit:
Në vendet me të ardhura të mesme – ku parametrat e kërkuar janë një problem në rritje për shkak të rritjes së aktivitetit industrial – rritja e PBB-së në zonat me shumë ndotje bie përgjysmë.
Ka një numër arsyesh për këtë, duke përfshirë:
Azoti në ujë shkurton jetën e njerëzve. Pjesa më e madhe e azotit e aplikuar si pleh, përfundimisht hyn në lumenj, liqene dhe oqeane, ku shndërrohet në nitrate. Nitratet në ujë janë përgjegjës për dëmtimin e organizmit. Ky raport zbulon se ata që mbijetojnë pasojat e ekspozimit të hershëm ndaj nitrateve mund të pësojnë dëme afatgjata gjatë gjithë jetës së tyre. Ata rriten duke pasur një trup të shkurtër.
Ekspozimi ndaj nitratit në foshnjëri është një vulë dëmtimi në jetën e mëvonshme.
Ne një kohë që një kilogram shtesë i plehrave azotike për hektar rrit rendimentet bujqësore deri në 5%, marrja përmes ujit e këtyre kimikateve mund të rrisë trullosjen tek fëmijët deri në 19% dhe të ulë të ardhurat e të rriturve deri në 2%. BB sugjeron përdorimin e azotit për të rritur prodhimin bujqësor dhe zvogëlimin e përdorimit të tij për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve në një raport të ndryshuar.
Ky raport zbulon gjithashtu se ushqimi dëmtohet po ashtu në ujërat e kripura çdo vit; ushqim që shërben për të ushqyer 170 milionë njerëz çdo ditë.
Një humbje e tillë e konsiderueshme e prodhimit të ushqimit në ujërat e kripura do të thotë që siguria ushqimore do të vazhdojë të rrezikohet nëse nuk merren masa.
Pikëpamja është e qartë por ndryshimi është i mundur. Kjo mund të arrihet duke rritur vetëdijësimin për parandalim si edhe duke bërë investime të zgjuara, duke përdorur teknologji të reja që janë të nevojshme për të ndërprerë valën e ndotjes së ujit.