Ngritja e SPAK dhe zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm mbeten sidat e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili nisi sot punën me miratimin e buxhetit afatmesëm prej 230 milionë lekësh.
Në fjalën e tij, kreu i KLP, Gent Ibrahimi, u shpreh se ngritja e SPAK është drejt finalizimit. Nga 15 kandidatë, 10 prej tyre janë në fazat finale të Vetting-ut, ndërkohë që pesë prej tyre i kanë kaluar të dyja këto faza dhe mund të emërohen çdo çast nga KLP, theksoi Gent Ibrahimi.
Kreu i KLP nënvizon se ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë duhet të mbyllet para vendimit të Këshillit Europian për çeljen e negociatave me Shqipërinë.