Kryeministri Zoran Zaev beson se Maqedonia e Veriut do të shënoj progres në proceset euroatlantike.
Ai thotë se është 99 për qind i sigurt që në tetor Maqedonia e Veriut do të marrë datën për fillimin e negociatave me BE-në.
“ Me BE-në do të fillojmë negociatat ndërsa anëtarësimi në NATO është punë e përfunduar”, është shprehur Zaev në një intervistë për “Fokus”.
Kryeministri ka komentuar edhe zërat të cilat kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Zgjedhjet e parakohshme janë joproduktive dhe destruktive aktualisht për vendin dhe qytetarët e saj”, është shprehur ai.