Për më shumë se dy orë, Presidenti Ilir Meta ishte para komisionit hetimor që është ngritur posaçërisht për shkarkimin e tij. Kreu i Shtetit, Ilir Meta e ka nisur fjalën e tij në Komisionin Hetimor të ngritur për shkarkimin e tij, me argumentimin se përse pranoi të merrte pjesë pa hezitim, pas thirrjes që iu bë nga komisioni.
“Gjykova tepër të arsyeshme dhe të domosdoshme që të jem këtu, sepse kam bindje të plotë që çdo politikan, aq më tepër kryetari i shtetit duhet të tregojë respekt ndaj institucioneve dhe të japë shembullin e bashkëpunimit por së dyti e jam i bindur që pavarësisht se Kuvendi e ka bërë gjykimin para e të nisë hetimin, përmes rezolutës, në interes edhe të transparencës edhe të ndriçimit të cështjeve që kanë të bëjnë me vendimmarrjen për të dhënë të dhëna të tjera që mendoj se u shërbejnë të gjithëve për tu qartësuar më shumë”- tha Meta.
Kuvendi bëri gjykimin para se të nisë hetimi
Pavarësisht interesit të medias, ai nuk pereferoi të bëjë komente, ndërsa e përshkoi rrugën me këmbë deri te Kryesia e Kuvendit për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve të Komisionit Hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve në lidhje me 2 dekretet 30 qershorin dhe 13 tetorin.
Ora 09:48- Më se i përpiktë në orar. Në orën 09:48, Presidenti Ilir Meta doli nga Presidenca së bashku me zëdhënësin Tedi Blushi dhe këshilltarin e tij Bahri Shaqiri.
Ora 10: 06 Nis seanca e komisionit Hetimor.
Ora 10: 13 Presidenti Meta tregon pse vendosi te paraqitet ne komison: Kam bindjen e plotë se çdo politikan, aq më tepër kryetari i shtetit duhet të tregojë respekt ndaj institucioneve por edhe sepse jam i bindur se pavarësisht se kuvendi e ka bërë gjykimin para se të nisë komisioni
Presidenti Meta zbulon informacionin sekret që kishte marrë: Më 8 qershor do digjej Kuvendi
Për herë të parë presidenti Ilir Meta zbulon informacionin sekret që kishte marrë një ditë para se të zhdekretonte 30 qershorin si datën e zgjedhjeve vendore.
Para komisionit hetimor, Kreu i shtetit deklaroi se më datën 7 qershor kishte marrë informacion sekret se persona të caktuar do të përpiqeshin të shfrytëzonin mitingun e lajmëruar nga opozita më 8 qershor përvec akteve të tjera edhe për djegien e kuvendit të Shqipërisë.
Argumenti tjeter eshte se mbrojti te drejten për zgjedhje. Dhe solli rastin e Bullgarisë e cila u gjobit nga Strasburgu pikërisht se nuk mbrojti këtë të drejtë.
Ora 11:00 Pse nuk mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare?
“Nuk besoj se Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të jepte një zgjidhje përfundimtare” u shpreh Meta, duke sjellë si rast dhe grabitjen në aeroportin e Rinasit që ndodhi 30 minuta pasi kreu i shtetit kishte zbritur pikërisht nga avioni “Austria Air Lines”
Shmanga destabilitetin
Ora 10: 28 Kreu i shtetit deklaroi se më datën 7 qershor kishte marrë informacion sekret se persona të caktuar do të përpiqeshin të shfrytëzonin mitingun e lajmëruar nga opozita më 8 qershor përvec akteve të tjera edhe për djegien e kuvendit të Shqipërisë.
Ilir Meta: “Presidenti i Republikës për shkak të detyrës së tij ka pasur informacione të mjaftueshme si në rrugë zyrtare dhe shtetërore, nga institucionet më të larta qoftë dhe përmes burimeve të tjera për përpjekje për të organizuar akte destabilizimi në vend. Në mënyrë të veçantë në datën 7 qershor, një ditë para se presidenti të bënte publik vendimin e tij, ose paralajmërimin e tij për shfuqizimin e datës 30 qershor, ka marrë një informacion – i cili natyrisht ishte sekret dhe i kualifikuar, nëse komisionin dëshiron të njihet sigurisht mund të ndodhë – i cili bënte të qartë që persona të caktuar do të përpiqeshin të shfrytëzonin mitingun e caktuar nga opozita më 8 qershor, përvec akteve të tjera edhe për djegien e Kuvendit të Shqipërisë.
Sigurisht që ky ishte informacion i ri në këtë drejtim, por absolutisht që ishte i besueshëm po të kemi parasysh që protesta e mëparshme, ngjarjet e zhvilluara përpara Kuvendit të Shqipërisë, po të kemi parasysh pasojat nga këto protesta dhe nga këto konfrontime si rezultat i sfidave besoj kemi në konsideratë edhe deklaratat e Ministrisë së Brendshme por edhe gjithë aktorëve të tjerë për shumë policë e qytetarë të plagosur.
Kështu që duke kombinuar këtë informacion me informacione të tjera, me të gjitha rrethanat e brendshme dhe ndërkombëtare padyshim që Presidenti nuk mund të pranonte, lejonte apo nuk mund të mos shmangte, një ngjarje që mund të prodhonte jo më vetëm plagosje dhe dëmtime nga ana e policisë dhe qytetarëve por mund të prodhonte edhe pasoja për jetën e qytetarëve përveçse një shkatërrim të imazhit të vendit tonë, i cili edhe me aq sa ishin zhvilluar deri në atë momentin ishte dëmtuar më së shumti. Kështu që së bashku me ekipin tim të sigurisë kombëtare, bazuar në të gjithë këta informacione por edhe në këtë informacion që është sekret, shtetëror, i klasifikuar dhe nga të gjitha burimet e tjera që kemi pasus gjykuam se ishte momenti i duhur për të parandaluar një ngjarje që mund të sillte pasoja të mëdha.
Mos harrojmë se historia e vendit tonë për fat të keq, nga 1 prilli në 21 janar ishte plot me ngjarje të tilla të hidhura ku përmes protestave, gjatë protestave kemi pasur edhe viktima dhe natyrisht që isha i bindur se ishte detyra ime si kryetar i shtetit, kryetar i Këshillit të Sigurisë kombëtare që të bëja gjithçka që në datën 8 qershor të evitohej në mënyrë të padiskutueshme një ngjarje e tillë dhe në këtë mënyrë të krijohej mundësi për një dritare për një reflektim midis palëve.”
ARGUMENTI 2: Mbrojta të drejtën për zgjedhje
Argumenti tjeter eshte se mbrojti te drejten për zgjedhje. Dhe solli rastin e Bullgarisë e cila u gjobit nga Strasburgu pikërisht se nuk mbrojti këtë të drejtë.
Ilir Meta: “Presidenti duke nxjerrë një dekret për shfuqizimin e datës 30 qershor mbrojti të drejtën e zgjedhjes së qytetarëve shqiptarë dhe shmangu një proces jo demokratik të votimit me një kandidat. Nuk ka shumë hapësira për të bërë interpretime se çfarë do të thotë të zgjedhësh, për arsye se jo vetëm Kushetuta jonë është e qartë por edhe detyrimet që Shqipëria ka si një vend që ka nënshkruar Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut e sqarojnë shumë mirë dallimin midis votimit dhe zgjedhjes.
Gjykata e Strasburgut si e vetmja gjykatë që gëzon autoritetin ekskluziv të interpretimit të neneve të kësaj Konvente, por edhe protokolleve të saj, në vitin 2015 ka marrë një vendim që ka ardhur si rezultat i shqyrtimit të një çështje të ngjashme “Riza dhe të tjerët kundër Bullgarisë” ku disa shtetas bullgarë me origjinë turke kanë pretenduar shkeljen e të drejtës së votës së tyre në 2009 dhe i janë drejtuar kësaj gjykate e cila në 2015 ka arsyetuar se e drejta e votës e garantuar nga neni 3 i protokollit numër 1 nuk është e limituar në veprimin e zgjedhjes së një kandidati dhe hedhjen e votës në kutinë e votimit.
Vota e çdo zgjedhësi duhet të krijojë mundësinë e këtij të fundit të ndikojë në formimin e organeve ligjvënëse në të kundërt e drejta e votës, procesi i zgjedhjeve dhe për rrjedhojë edhe rendit demokratik do ti mungonte e drejta në substancën e saj. Të thuash që zgjedh me një kandidat do të thotë që thjesht bën një proces fiktiv të votimit të paravendosur, qytetarëve u mohohet e drejta thelbësore në substancën e saj për të zgjedhur mes kandidatëve të ndryshëm. Për këtë çështje Bullgaria gjithashtu është dënuar me një gjobë të caktuar.
Provat e presidentit
Por ajo që do jetë interesante në dëshminë e tij pritet të jetë fakti se sipas burimeve, Kreu i Shtetit do të paraqesë disa prova që sipas presidencës përbëjnë shkelje të Kushtetutës nga ana e institucioneve në varësi të qeverisë.
Ministria e Drejtësisë është një nga institucionet që e ka barë këtë duke mos botuar në Fletoren Zyrtare datën 13 tetor. Po kështu edhe anëtarët e PS në KQZ që nuk e morën parasysh as anulimin e datës 30 qershor dhe as datën e dytë 13 tetorin.
Kjo është shkresa që kuvendi ka publikuar dhe ku shihet qartë se e vetmja pikë ku komisioni hetimor do të qëndrojë gjatë është seanca dëgjimore me Presidentin e Republikës së Shqipërisë .
Fill pas mbledhjes së Komisionit javën që lamë pas Kreu i Shtetit garantoi se do të merrte pjesë për të dëshmuar para deputeteve të PS që kërkojnë shkarkimin e tij.
Komisioni parlamentar është ngritur për të vlerësuar ligjshmërinë e akteve të presidentit Ilir Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit.
Komisioni ka marrë në ndërkohë përgjigjet e disa institucioneve të cilave ai është drejtuar, por duket se vendimtar do të jetë opinioni i Komisionit të Venecias delegacioni i të cilit mbërrin në Tiranë ditën e martë dhe ku në vizitën dy ditore do të ketë kohë për tu takuar edhe me Kreun e Shtetit.
Opinioni i Komisionit të Venecias, duket se do të jetë përfundimtar në vendimin e Komisionit Hetimor por duke se vendimmarrje e të cilit do të shkojë përtej 8 tetorit dhe ndoshta për arsye se Komisioni i Venecias në praktikën e tij vonon në përgjigje.
Meta: Pozitë dhe opozitë kishin “marrëveshje” për konfrontim, duhet të evitoja pasojat
Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetes socialiste Klotilda Bushka në komisionin hetimor, presidenti Ilir Meta deklaroi se ka shteruar të gjitha mundësitë e tij si President për të ulur palët politike në dialog në mënyrë që mazhoranca dhe opozita të garonin së bashku në zgjedhjet lokale.
Meta tha se dy pengesat kryesore, kanë qenë kryeministri Rama dhe kryedemokrati Basha, të cilët kanë dalë me kushte të papranueshme për Presidentin.
Presidenti ishte i qartë, kur tha se Shqipëria është në krizë përfaqësimi.
Klotilda Bushka: Anulimi i datës së zgjedhjeve në rastin e asaj që ju e quani krizë përfaqësimi a rrezikon krijimin e një precedenti të pazakontë për demokracinë e vendit, a mendoni se ky precedent mund të përsëritet në të ardhmen?A nuk i vjen kjo situatë ndesh parimit të sovranitetit të popullit?A i krijohet kosto brezave që vijnë bazuar në precentë të tillë? Pyetja e dytë për të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur.Në nxjerrjen e dekretit për çdekretuar 30 qershorin, cila prej të drejtave prevalon?Nga djegia e mandateve deri në 10 qershor, çfarë hapash keni marrë, a i thirrët partitë politike për bisedime para se të skadonte afati për regjistrim në zgjedhje? Pyetja e katërt ka të bëjë me pacënueshmërinë e mandatit të të zgjedhurve.Ku është bazuar kjo veprimtari? Ku nxorët dekretin e 10 qershorit a u konsultuat me aktorët politik?
Ilir Meta: Shfuqizimi i datës 30 qershor është udhëhequr nga përgjegjësitë e mia si President i vendit, si kryetar i shtetit, Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe përfaqësues i unitetit të popullit. Presidenti nuk ka pasur për qëllim të plotësojë tekat e opozitës por të garantojë një proces zgjedhor gjithëpërfshirës sa më shumë të ishte e mundur por në çdo rast për të shmangur shdërrimin e zgjedhjeve në votime. Ka qenë një përpjekje e sinqertë përveç arsyeve që lidhen me sigurinë kombëtare, shmangien e një përplasje civile, shmangien e një penalizime në rrugën drejt BE.
Qëndrimi im ka qenë forcimi i institucioneve. Kam qenë kundër djegies së mandatave. Opozita bëri hapin saj terësisht të papërgjegjshëm dhe të padobishëm por edhe mazhoranca nxitoi në një mënyrë të papranueshme për të zëvendësuar dorëheqjet në bllok të opozitës, një akt i paprecedent më parë, pa bërë asnjë përpjekje për të vendosur një dialog për normalizimin e situatës në Kuvend dhe kudo. Nuk ka shqiptar që nuk e di që Shqipëria është në një krizë të tmerrshme përfaqësimi, padyshim për faj të dy palëve, nuk janë thjesht 60 deputetë të opozitës që kanë ikur nga Kuvendi por 180.Por ky nuk është shqetësimi im. Kush tha që zgjedhjet nuk mund të bëheshin në korrik? Qëllimi im ka qenë për të vendosur datën më të shpejtë dhe më të afërt.Në shumicën e bashkive të vendit kishim vetëm një kandidat. Përpjekjet e mia kanë qenë të vazhdueshme për dialog.
Dy ishin pengesat kryesore, kokëfortësia e kryeministrit për të mos diskutuar mundësinë e shtyrjes së datës 30 qershor dhe kokëfortësia e kryetarit të PD për të mos u ulur në një tryezë me Ramën si kryeministër.Të dyja ishin të papranueshme për mua. Përpjekjet e mia kanë qenë sistematike. Isha i gatshëm të caktoja një datë tjetër pas dakordimit të palëve. Nuk ndodhi deri më 8 qershor.
Çfarë mund të bënte Presidenti kur të dy palët kërkonin konfrontim? Asnjë nga palët nuk do të mbanin përgjegjësi, do të ishte një faturë shumë e madhe për stabilitetin dhe besueshmërinë e vendit dhe do të përshkallëzonte edhe më tej atë krizë që nuk ishte as në interes të Shqipërisë, as Kosovës dhe as shqiptarëve të tjerë në trojet shqiptare.Kam bërë aktin më të mirë të mundshëm, e kam pasur të pamundur të thërras një tryezë.Kur dy palët kishin një marrëveshje për konfrontim, ishte detyra ime si President për të evituar pasojat.
’30 Qershori’, Meta: Ishte emergjencë, veprova si të gjithë Presidentët në situata të ngjashme
Presidenti Ilir Meta ka theksuar sot para komisionit hetimor se me shfuqizimin e datës 30 Qershor ai ndaloi çdo përshkallëzim të situatës dhe se sjellja e tij ishte tërësisht në standardet kushtetuese, ashtu siç qenë sjellë të gjithë Presidentët e Shqipërisë në situata të ngjashme. Por, Meta nuk e la me aq, ai solli edhe shembullin e krerëve të shteteve të tjera, që kishin vepruar po njesoj si psh. në Maqedoninë e Veriut,
Kryetari i komisionit hetimor Ulsi Manja i drejtoi disa pyetje, Presidentit Ilir Meta, se pse ai nuk caktoi një datë tjetër zgjedhjesh ditën e shfuqizimit të 30 Qershorit? Po ashtu, “kur firmosët dekretin për 13 Tetorin, kishim një qasje tjetër tuajën apo kjo përbën një standard tjetër të vendosur nga ana juaj dhe jo respektim rigoroz të Kushtetutës? Pra, reflektuat ju apo e konsideroni standard të ri?”
Meta tha: “ Është e vertetë që nuk caktova datë, se unë isha në kushtet e emergjencës për ta bërë publik këtë vendim para fillimit të manifestimit të opozitës dhe krijuar një situatë reflektuese për të dyja palët dhe kam nisur menjëherë diskutimit me forcat politike që shprehën vullnetin për të caktuar një datë.
Përsa i takon datës 13 Tetor, e kam bërë të qartë. Sjellja ime është tërësisht në standardet kushtetuese që janë sjellë të gjithë presidentët e Shqipërisë në situata të ngjashme. …
Veprova për të ndaluar çdo përshkallëzim të situatës dhe shmangur protestuesit drejt Kuvendit. E kam paralajmëruar edhe zotin Basha. Kam komunikuar me përfaqësues të ndryshëm të opozitës, që të ndikonin për t’u shmangur nga Kuvendi i Shqipërisë si dhe thirrje publike që qytetarët të shpërndahen. Gjë që nuk ishte detyra ime, por mesazhi ishte i qartë për zotin Basha dhe gjithë të tjerët sepse nëse do të ndodhte ndonjë gjë, përgjegjësi do të ishte e tyre./oranewstv