Presidenti Ilir Meta argumentet e tij për anulimin e votimeve në 30 qershor dhe dekretimin e 13 tetorit për zgjedhjet vendore, ia ka paraqitur komisionit të Venecias në dy gjuhë. Në konferencën për mediat një ditë pas takimit me delegacionin, ai theksoi se kushtetuta i jep të drejtën absolute kreut të shtetit në disa raste.
Meta: Të merren të gjithë me 18 tetorin se çdo bëhet në 18 tetor. Unë si president kam të drejtë të nxjerr një dekret për të shfuqizuar dekretin tim të mëparshëm.
Sa i përket informacioneve se në 8 qershor do të digjej kuvendi, kreu i shtetit theksoi se kjo është një e vërtetë dhe se Komisioni hetimor i ngritur ndaj tij ka mundësinë ta verifikojë
Meta: Ishtë një situatë e çmendur.
Për kreun e shtetit, kriza politike në Shqipëri është e influencuar nga jashtë Shqipërisë.
Meta: Për të mbajtur Shqipërinë në një situatë ngërçi të pakuptimtë dhe në një pozitë jo shumë të favorshme. Ku do e dija unë që ne që atëherë ishim para Serbisë dhe Malit të Zi në këto punë të integrimit evropian, ishim rrotë më rrotë me Kroacinë. Sot jemi këtu ku jemi. Ku është Serbia, Kroacia e Mali i Zi. Sot diskutojmë çështje që për Shqipërinë nuk duhet të ishin në agjendë.
Për tensionet e qershorit, presidenti ka hequr dhe një paralele me 2 prillin e vitit 1992.
Meta: Ende sot e kësaj dite pavarësisht se janë dënuar njerëz nuk dihet kush e shfrytëzoi realisht masakrën e 2 prillit.
Sa i përket rekomandimeve të komisionit të venecias, Meta thekson se ka raste të tjera kur ato nuk janë marrë parasysh
Meta: Deri në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017 dhe deri në 1 shtator 2017 zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm të bëhet me 2/3 e anëtarëve të Kuvendit, 94 vota. Ndërsa pas datës 1 shtator 2017 zgjedhjet e tjera të prokurorit të përgjithshëm të bëhet me 3/5 e anëtarëve të Kuvendit.
Për hapjen e negociatave, Meta e shikon të vështirë edhe pse uron një vendim pozitiv.
Meta: Presidentin e keni nga vendi i rakisë, kështu që nuk i trembet gotës së shampanjës. Do të duhet të presim deri në 18 tetor. Mos bëni bajram me men.
Në konferencën me gazetarët, kreu i shtetit nuk nguroi as të thumbonte kryeministrin për të cilin u shpreh se ende e prêt ta takojë, kryetarin e PD dhe Monika Kryemadhin.
Meta: Unë i jap dekoratë Edit në datë 18 tetor vetëm ai të marrë datën e çeljes së negociatave. Ai le të mos e pranojë. Bashës nuk i jap dekoratë se ai ka braktisur institucionet. As Monikës se i ka dhënë besën Lulit, kështu që jemi në rregull./oranews