Pas 40 viteve që nga tërmeti më i fuqishëm që tronditi Shqipërinë më 15 prill 1979 , sot Shqipëria përjetoi dy termete të njëpasnjëshëm që solli panik, dëme materiale dhe të plagosur .
Ministria e Mbrojtjes në një komunikatë të fundit raporton se tërmeti i ndodhur gjatë pasdites është më i forti i ndodhur në 20-30 vitet e fundit në Shqipëri.
Informacioni i fundit nga IGJEUM: Termeti me magnitude 5.8 Rihter dhe intensitet mbi 7.5 balle, 30 km ne veri te Durresit…ne bregdet afer kepit rodonit…termeti me i forte ne 20-30 vitet e fundit.
Në spitalin Ushtarak janë shtruar 50 persona të plagosur nga pasojat e tërmetit. Fatmirësisht, askush nuk ka humbur jetën.
Menjëherë pas rënies së tërmetit, Ministria e Brendshme njofton se sallat e Komandimit në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe kanë komunikuar me Specialistët e Policisë së Zonave, me Spitalet dhe me përfaqësuesit e njësive administrative. Policia e Shtetit ka kaluar e gjitha në gatishmëri.
“Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit e gjithë Policia Rrugore êshtë në terren për të menaxhuar trafikun, të gjithë Specialistët e zonave dhe Patrullat e Përgjithshme kanë dalë në terren për tu ardhur në ndihmë banorëve në nevojë por edhe për të shmangur panikun e krijuar
Pas tërmetit që përfshiu gjithë vendin ka reaguar Zëdhënësit i Presidentit të Republikes, Tedi Blushi.
Sipas tij Presidenti i Republikes Ilir Meta shpreh keqardhjen për tërmetin që ka tronditur vendin tonë e në vecanti Qarkun e Durrësit dhe Tiranës.
“Presidenti Meta shpreson për sa më pak dëme dhe pasoja ndërkohe që është i rëndësishëm monitorimi i situatës në vazhdimësi dhe informimi i qytetarëve nga strukturat pergjegjëse shtetërore”, u shpreh Blushi.
Presidenti Meta po e ndjek situatën me vëmendje dhe shqetësim.
Ndërkohë Kryeministri Edi Rama anullon udhetimin per New York ne OKB. Sipas informacioneve paraprake, kreu i qeverisë ndodhet ne Frankfurt dhe pritet te kthehet ne oret ne vazhdim ne Tirane.Shefi i qeverisë ka pasur edhe një bisedë me kryeminsitrin italian Conte i cili ka shprehur gadishmërinë për ndihmë homologut të tij shqiptar.