Pak ditë më parë, në qytetin e Kavajes, u plagos një person dhe kalimtaret ishin ata që neutralizuan autorin dhe ia dorezuan policise duke parandaluar nje tragjedi. Presidenti Meta i ka takuar dy heronjte nga Kavaja duke i falenderuar për aktin e tyre të lartë qytetar.
Ja çfarë shkruan Meta në rrjetin social “Facebook”
Kënaqësi e veçantë të takoja sot dy qytetarë të mrekullueshëm të Kavajës, z.Ymer Xhafa dhe z.Bajram Shala, të cilët dy ditë më parë rrezikuan jetën e tyre për të neutralizuar një shtetas të armatosur në qendër të qytetit, i cili plagosi një shtetas tjetër, ngjarje që mund të kthehej në një tragjedi të madhe.
I falenderova përzemërsisht për aktin e tyre të lartë qytetar, në mbrojtje të jetës, paqes sociale dhe sigurisë publike.
Shembuj të tillë frymëzues i duhen mbarë shoqërisë tonë, për të qëndruar larg konflikteve, dhe për të reaguar kundër dhunës, krimit por dhe indiferencës, që rrezikon jetën, pronën e sigurinë qytetare.