Këtë vit javët e kulturës gjermane Shqipëri do të zhvillohen nën moton “gur, gur bëhet URË”. Është hera e 13-të radhazi, që Ambasada Gjermane në Tiranë, së bashku me partnerë të shumtë dhe me mbështetjen e fuqishme të sponsorëve
organizon javët e kulturës gjermane në Shqipëri. Traditë e konsoliduar në jetën kulturore gjermano-shqiptare
„Ne jemi të lumtur që do të mund të vazhdojmë traditën e Tetorit Gjerman duke ofruar edhe këtë vit një program të larmishëm“, tha Ambasadori Gjerman Peter Zingraf në prezantimin e programit më 1 tetor 2019 në Ambasadën Gjermane.
„Nën moton ‚gur, gur bëhet Urë‘ dëshirojmë edhe këtë vit të ndërtojmë ura lidhëse midis kulturës shqiptare dhe gjermane dhe shoqërive tona si dhe të kujtojmë rënien e Murit të Berlinit 30 vite më parë“, u shpreh Ambasadori Zingraf më tej në konferencën për shtyp që u zhvillua sot në Ambasadën Gjermane.
“Tetori Gjerman 2019” – Program i larmishëm me pika kulmore të shumta
Një vjeshtë interesante, e larmishme dhe emocionuese është duke ju pritur – Tetori Gjerman 2019. Këtë vit javët tona të kulturës gjermane në Shqipëri do të zhvillohen nën moton “gur, gur bëhet URË”. Është hera e 13-të radhazi, që Ambasada Gjermane në Tiranë, së bashku me partnerë të shumtë dhe me mbështetjen e fuqishme të sponsorëve organizon javët e kulturës gjermane në Shqipëri. Traditë e konsoliduar në jetën kulturore gjermano-shqiptare „Ne jemi të lumtur që do të mund të vazhdojmë traditën e Tetorit Gjerman duke ofruar edhe këtë vit një program të larmishëm“, tha Ambasadori Gjerman Peter Zingraf në prezantimin e programit më 1 tetor 2019 në Ambasadën Gjermane. „Nën moton ‚gur, gur bëhet Urë‘ dëshirojmë edhe këtë vit të ndërtojmë ura lidhëse midis kulturës shqiptare dhe gjermane dhe shoqërive tona si dhe të kujtojmë rënien e Murit të Berlinit 30 vite më parë.“ Përgjatë gjashtë javëve në vijim në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë do të zhvillohen aktivitete të ndryshme në kuadër të Tetorit Gjerman. Programi, që partnerët e shumtë të Tetorit Gjerman kanë hartuar, përfshin filma dhe letërsi, teatër, ekspozita, muzikë dhe kërcime sikurse diskutime dhe uorkshope. Pothuajse të gjitha aktivitetet janë të hapura dhe gratis për ju. Programin e plotë të aktiviteteve e gjeni të detajuar këtu: www.tetori-gjerman.com
Këtë vit për herë të parë të gjitha aktivitetet do të prezantohen edhe tek aplikacioni për smartphone ‚Tetori Gjerman‘! Ky aplikacion mund të shkarkohet falas në aparate Android dhe Apple: https://qrco.de/tetorigjerman. Më shumë rreth disa aktiviteteve Seria jonë e aktiviteteve do të startojë ditën e shtunë, më 5.10. me një aktivitet kulmor në qytetin e Shkodrës, ku Orkestra Federale e mirënjohur e Jazz-it do të japë një koncert Jazz në teatrin “Migjeni”. Përveç kësaj ne do të sjellim në skenë të dielën, më 6.10. në Tiranë përsiatje për lirinë në formë muzikore. Një koncert klasik me vepra të Beethoven-it do të sjellë në skenë Orkestra Simfonike e RTSH-së së bashku me dirigjentin gjermanopolak Mateusz Molęda dhe pianistin shqiptar Marin Gjollma. Kërcimi dhe teatri do të na dhurojnë kënaqësi edhe këtë vit 2019. Goethe-Zentrum së bashku me regjisorin shqiptar Stefan Çapaliku do të sjellin në skenat shqiptare pjesën teatrale “Eldorado” të autorit Marius von Mayenburg. Kjo pjesë tregon për një tregtar finok, i cili duke përfituar nga idili sipërfaqësor i families do të hapë një biznes pasurish të patundshme në vende të largëta, të shkatërruara dhe të pushtuara. As letërsia gjermanofolëse nuk do të mungojë këtë vit. Autorja Meral Kureyshi do të prezantojë romanin e saj “Elefantë në kopësht”. Edhe në projektet me nxënës gjermanishtfolës ne dëshirojmë të trajtojmë tema si liria, vetëpërmbushja dhe toleranca ndërnjerëzore. Arti modern dhe bashkëkohor gjerman do të bëhet i prekshëm për publikun në mënyra nga më të ndryshmet. Nga njëra anë, do të kemi ekspozitën e artistes gjermanoshqiptare Anna Ehrenstein, e cila merret në veprat e saj me vetëportretizimin e grave. Goethe-Zentrum nga ana e saj do të organizojë një rezidence interaktive kulturore për Komunën e Parisit, në lagjen e Tiranës që mban po të njëjtin emër. Në formatet e ndryshme të aktiviteteve do të trajtohen përsëri tema krejt aktuale shoqërore dhe politike. Ashtu sikundër vitet e shkuara të dashuruarit pas kinemasë do të kenë gjithashtu pjesën e tyre këtë tetor: ne do të shfaqim produksione të suksesshme gjermane apo gjermanofolëse të viteve të fundit me titra në shqip. Pjesë e programit janë filmi “Rruga Bornholm”, i cili I përshtatet temës së rënies së Murit të Berlinit, po ashtu filmat për fëmijë dhe të rinj “Amelia vrapon”, “Korridoreve” dhe filmi dokumentar “Virgjëresha e betuar dhe vajza”, një film mbi traditën shqiptare të burrneshave. Si çdo vit edhe këtë herë programi i Tetorit Gjerman është krijuar në bashkëpunim me partnerë të shumtë gjermanë e shqiptarë dhe mundësuar me mbështetjen bujare të një numri të madh sponsorizuesish.
© Argumentum