Kryedemokati Lulzim Basha në një deklaratë për shtyp ka vazhduar të theksojë faktin se opozita do t’i qendrojë planit të saj prej pesë pikash.
Sipas Bashës, ky është shansi i fundit për kryeministrin Rama, ose të zbatojë planin ose të hap krahun.
‘A ju tha juve mediave me shampanjë që do hapen negociatat? Po si do hapen negociatat pa opozitën. Me kë do e bëj me Tom doshin, Dakon, Lalën me kë do e bëj Reformën e Zgjedhore me kriminelët që vjedhin shqiptarët, tenderta, takstat. Prandaj mos të humbasim kohë kot me fjalë bosh. Ky është shansi i fundit, opozita ka marr një plan me pesë pika. Të zbatojë planin ose të hap krahun. PD dhe opozita e bashkuar ka parashtruar një plan me 5 pika. Përgjegjësia jonë është për t’i hapur rrugën shqiptarëve’, tha ndër të tjera kreu i PD.
Pjesë nga deklarata e kreut të PD-së, Lulzim Basha:
Në këtë kohë kur krimi dhe korrupsioni po bëjnë kërdinë, kur rrugët tona janë pre e trafikantëve të drogës, vendi ka mbetur në marrsh indietro dhe Edi Rama vazhdon të krekoset dhe të tregojë fajtorët imagjinarë.
Dështimet e Ramës po i paguan populli, fermerët, rinia, pensionistët. Jeni ju që po paguani për dështimin spektakolar. Në vend që të hapte vende pune, i shkatërroi.
E futi korrupsionin në çdo qelizë të shtetit, atë që nuk e arriti do t në dy mandate ka ardhur koha të hapë krahun dhe të lejojë një vizion të ri për të nxjerrë vendin nga kriza.
Nuk ka pse të jemi në këtë gjë. Nuk e meritojnë shqiptarët jenë pas Maqedonisë. Nuk e meritojmë të mbetemi mbrapa.
Ne jemi popull punëtor por kemi udhëheqjen e gabuar prej 6 vjetësh.
Përtej llafeve të bukura, batutave dhe fjalimeve boshe të Ramës ne kemi propozuar një plan të qartë që i hap rrugë ndryshimeve, plotësimit të 9 kushteve të Bundestagut, dhënies fund të krizës politike.
Ndaj dua ta përsëris: Plani është mbi tavolinë, të marrë e ta zbatojë, jo për hirin tim apo të PD, për hir të qytetarëve shqiptarë ose të hapë krahun.
Ne me përgjegjësinë maksimale ne e kemi hartuar këtë plan. Koha nuk pret, tani është koha të marrim përgjegjësitë për zgjidhjen e kësaj krize.
Vendi ëhstë në krizë të gjithëanshme. Ekonomia është në kolpas dhe kushtet e Shqipërisë sa vijnë e shtohen. Ishin 5, u bënë 7, tani janë 9. Nëse do të ishte i vërtetë mashtrimi se këto vende janë kundër zgjerimit, pse i thonë PO Maqedonisë dhe Jo shqipërisë? Arsyeja është e thjeshtë. Edi Rama ka dështuar në secilën prej fushave ku është kërkuar progres dhe tani i ikën përgjëgjësië. Duke i ikur përgjegjësisë për krimin, blerjen e votave, mbrojtjen e kriminelëve, që u faktuan në ekipin e tij qeverisës, duke iI ikur përgjegjësisë për mbrojtjen që u bën përsonave në listën e zezë të SHBA Vangjush Dako dhe Tom Doshi, duke i ikur përgjegjësisë se Shqipëria ëhstë bazë ndërkombëtare për drogën, Edi Rama faktohet se nuk e do integrimin europian. Në një vend që kërkon të bëhet anëtar, një kryeministëer që bën ligje për të vjedhur popullin e vet që fut kriminelë në politikë dhe mban ministra të lidhur me krimin, nuk zgjat dot 24 orë.
9 kushtet e Bundestagut përbëjnë një udhërrëfyes për daljen nga kriza. Nuk kemi kohë për të humbur. Tani është koha që njerëzit e përgjegjshëm të tregojnë se dinë t’i dalin zot vendit. Në këtë kohë të vështirë kur biznesi është në kolaps, kur punësimi është zero dhe papunësia po rritet, kur frigoriferët e shqiptarëve janë bosh dhe nuk paguajnë dot taksat dhe faturat e rritura të energjisë dhe ujit, kur krimi dhe korrupsioni po bën kërdinë, kur rrugët tona bëhet skena të përleshjesh, kur rinia e ka mendjen të ikë nga vendi, vendi ka mbetur në marsh indietro, ndërsa Edi Rama e ka mendjen të krekoset dhe të tregojë me gisht fajtorët imagjinarë. Dështimet e Edi Ramës po i paguajnë qytetarët, po i paguan rinia, po i paguajnë pensionistët, fermerët, janë ata, jeni ju të dashur qytetarët. Është e qartë që atë që premtoi dhe që nuk e arriti dot për dy mandate nuk ka shans ta arrijë më. Ndaj ka ardhur koha të hapë krahun dhe të lejojë një vizion të ri, me rrugë të re dhe mundësi për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza dhje për t’i shërbyer qytetarëve shqiptarë. Nuk ka pse të jemi në këtë gjendje, nuk e meritojnë shqiptarët këtë gjendje, nuk e meritojnë shqiptarët këtë.