Ndërkohë, që kanë filluar përgatitjet për regjistrimin e popullsise së Maqedonisë së Veriut në 2020, polemikat rreth përqindjes që zënë shqiptaret kanë filluar që tani.
Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi në emisionin ’10 minuta’ në Tv21 ka folur për gjendjen aktuale që është vendi duke treguar se BDI ka frikë nga regjistrimi sepse mund të bie numri i shqiptarëve nën 20%, e kjo sipas tij mund të jetë për shkak të politikave të këqija të BDI që kanë detyruar shqiptarët të largohen nga vendi.
‘Ju e keni parë se tek BDI ekziston ende një frikë që mos të realizohet regjistrimi, ndoshta nuk e tregojnë publikisht por në kuolare të ndryshme thonë se ekziston rezik që numri i shqiptarëve të bie nën 20%, kjo mund të jetë e vërtetë por kjo e vërtetë do të tregojë edhe një të vërtetë tjetër nga 2001, 19 vite në pushtet të BDI rezulton me asco totale, nëse sot kemi frikë për numrin e shqiptarëve dhe ai numër të jetë nën 20% atëherë themi se shqiptarët kanë ikur nga këtu se nuk kanë parë prespektivë, kanë migruar që është një argument shumë i fuqishëm.