Një përfaqësi e komunitetit malazez në Shqipëri u pritën në një takim të veçantë nga Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin zj. Elisa Spiropali.
Në këtë takim, z. Marinko Çullafiq, kryetari i Komunitetit Malazez në RSH – ZCGA, e njohu zj. Spiropali me historikun e shoqatës dhe problematikat rreth pakicës malazeze në Shqipëri, integrimin dhe kontributin ndër vite të anëtarëve të minoritetit malazez për drejtësi, paqe dhe tolerancë në shoqërinë shqiptare si edhe me aktivitetet e zhvilluara gjatë kësaj kohe prej 18 muajsh që nga krijimi I ZCGA-së.
Gjithashtu, ai kërkoi mbështetje institucionale që përfaqësuesi malazez në Komitetin e Pakicave Kombëtare të jetë nga kjo shoqatë dhe pakica malazeze të ketë përfaqësuesit e saj në institucionet kryesore në vend, të drejta këto të pasqyruara në ligjin e ri për minoritetet.
Nga ana e saj zj. Ministre u tregua e gatshme të mbështesë në çdo moment kur të jetë e nevojshme përmirësimin e të drejtave të minoriteteve dhe vënien në praktinë sa më shpejt të ligjit për minoritetet.