Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade e ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora u shpreh se integrimi rajonal i Shqipërisë është parakusht për integrimin Evropian.
Arta Dade: Integrimi rajonal është parakusht për integrimin Evropian. Mua më duket se duke krijuar struktura mbi struktura devijohet fokusi nga qëllimi kryesor që kanë vendet e Ballkanit Perëndimor. Qëllimi kryesor është ashtu sikurse janë aspiratat e vetë popujve që jetojnë këtu, por edhe angazhimet e qeverive respektive për të avancuar axhendën evropiane. Në këtë rast për fat të keq kjo nuk është në funksion të Bashkimit Evropian, për arsye se si ide mund të jetë e mirë lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve, por kemi humbur fokusin si Shqipëri. Sigurisht Serbia synon që ta luajë kartën rajonale si një vend i rëndësishëm. Ata janë më të para nesh edhe në procesin e Integrimit Evropian. Ata dinë ta prezantojnë veten dhe kanë negociatorë mjaft kompetentë për të paraqitur atë që kanë realizuar. /oranews