NASA prezantoi kostumet e reja hapësinore që astronautët do të veshin gjatë misioneve të ardhshme në Hënë. Ato janë ende në fazën e testimit, por teknikët sigurojnë se do të jenë gati për vitin 2024.
Kjo gjeneratë e re e kostumeve xEmu tashmë është testuar nga astronautët në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.
“ Tutat hapësinore” do të jenë të madhësive e prerjeve të ndryshme për burrat dhe gratë, në mënyrë që të përshtaten me forma e tyre të trupit. Kostumet janë konceptuar për të jetuar dhe punuar në Hënë, e ndryshe nga versionet e mëparshme, ato mundësojnë më shumë lëvizje dhe përkulje të këmbëve.
Fakti që ofron dhe një gamë më të gjerë madhësish, zgjidh të hershëm me modelet e mëparshme. Kostumet e reja, gjithashtu arrijnë të rregullojnë gjerësinë e shpatullave, në mënyrë që të përshtaten më mirë me fizikun.