Kryetari i PD-së, Lulzim Basha thotë se vendimi për të mos hapur negociatat ishte i pritshëm, por nuk është ajo që selia blu ka dëshiruar. Ai shprehet se PD-ja punoi fort për të bindur gjermanët.
“Nuk është ajo që kemi dëshiruar, por do të ishte gënjeshtër nëse do të thonim se nuk e prisnim. PD-ja dhe unë personalisht kemi punuar fort për të bindur miqtë tanë gjermanë të Merkel për ta transformuar ‘JO’-në e tyre.
Dëshironim të kishim një rezultat ndryshe, por nuk prisnim më mirë se ajo që Bundestagu vendosi, pra një PO të prerë, arsyet janë të qarta” tha ai.
Lulzim Basha ka sulmuar Komisionin Europian që sipas tij ka zbukuruar raportet për Shqipërinë duke mos treguar të vërtetën e asaj që po ndodhte në Shqipëri. “Në orën 13:00 erdha nga Berlini me informacionet më të freskëta. Është e vërtetë që mbizotëron mosbesim me vendet anëtare në raport me raportet e KE për zgjerimin, konsiderohen të zbukuruara, nuk paraqesin realitetin.
Këtë tha edhe Holanda kur u shpreh se në rast e Maqedonisë ishin dakord, për Shqipërinë, krimi, korrupsioni dhe ndarja e pushtetit i ndalonin për hapjen e negociatave, në raport të qartë me raportin e zbukuruar të KE-së. Franca shikon cdo ditë problemin e azilkërkuesve.
Këto të vërteta nuk kanë gjetur pasqyrtimin në raportin e KE-së dhe kjo e shtyu Bundestagun të bënte vlerësimin e vet, e bënë edhe për Serbinë para ca vitesh, i njëjti person Krishbaun. Në vend që të bënin detyrat këta përqafoheshin dhe putheshin me komisionerin për zgjerimin dhe Mogerinin” tha Basha.