Ndërsa mijëra civilë në veri të Sirisë po përpiqen të shpëtojnë nga konflikti, marrëveshja për armëpushim 5 ditor është tendosur nga episode sporadike. Ka raportime për sulme ajrore dhe se artileria turke ka vazhduar të godasë pozicionet e luftëtarëve kurdë, vendbanime civile dhe spitale.
Flitet se shumë prej të plagosurve kanë në trup shenja të përdorimit të mundshëm të fosforit të bardhë nga ushtria turke. Ekspertët kimikë të OKB tashmë ndodhen në terren për të grumbulluar informacion dhe hetuar për këtë çështje.
Forcat Kurdo-Siriane gjithashtu pretendojnë se kanë rrëzuar një helikopter turk midis Raqqa dhe kufirit me Turqinë. Duke folur në Stamboll, Presidenti Erdogan kërcënoi se do të rifillojë ofensivën para afatit 5 ditorë, nëse kurdët e Njësive të Mbrojtjes Popullore, nuk do të braktisin zonën e sigurisë prej 30 kilometrash nga kufiri i Turqisë Koalicioni kurdo-sirian e ka pranuar marrëveshjen e propozuar nga amerikanët dhe dakorduar nga turqit, por ende nuk ka hequr infrastrukturën ushtarake.
Larg garantimit të një zgjidhjeje politike për konfliktin, marrëveshja midis Trump dhe Erdogan, për shumë analsitë ushtarak është një ndihmë për projektet gjeopolitikë të Ankarasë, e cila synon të vendoset në veri të Sirisë duke shuar aspiratat për rilindjen e Kurdistanit.