Pasi Këshilli Evropian nuk pranoi që të japë një datë për hapjen e bisedimeve për negociata, Maqedonia e Veriut ka shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme.
Ka qenë Zaev, i cili pas takimit me partitë në vend në një dekleratë për mediat, tregoi se data për zgjedhjet e tjera do të jetë 12 prilli të vitit 2020.
100 ditë para zgjedhjeve do të formohet qeveria teknike, apo siç njihet ndryshe në opinion “Qeveria e Përzhinos”.
Sipas burimeve të Express, kryeministër teknik do të jetë ministri aktual i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.
Mësohet se Spasovski është propozuar për kryeministër të qeverisë teknike nga kryeministri aktual, Zoran Zaev.
Një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar nga organet partiake e as nga partnerët e koalicionit qeverisës.
Vendimi unanim për të shkuar në zgjedhje të parakohshme u morr sot në takimin e liderëve, të thirrur nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.