Rusia me gjasё ka ndёrhyrё nё referendumin pёr Brexit nё vitin 2016. Moska i hedh poshtё akuzat, opozita britanike ngre zёrin: Ajo kёrkon pubikimin e raportit qё i ёshtё paraqitur kryeministrit Johnson.
Nё Britaninё e Madhe ёshtё hapur njё debat i ri pёr Brexitin. Rusia me gjasё ka ndёrhyrё nё referendumin pёr Brexit nё vitin 2016. Komisioni parlamentar pёr shёrbimet sekrete ka paraqitur tashmё njё raport. Por kryeministri, Boris Johnson nuk e bёn atё publik. Opozita britanike e akuzon qeverinё Johnson, se po e mban tё fshehtё raportin, nё mёnyrё qё opinioni tё mos mёsojё asnjё detaj tё rёndёsishёm pёrpara zgjedhjeve parlamentare tё 12 dhjetorit.
“Kjo nuk ёshtё gjё tjetёr veҁse pёrpjekje pёr ta heshtur tё vёrtetёn ndaj parlamentit dhe pёr t’iu kundёrvёnё demokracisё sonё”, tha zёdhёnёsja e politikёs sё jashtme tё Partisё Laburiste, Emily Thornberry. Ajo mendon, se raporti eventualisht mund tё ngrejё edhe ҁёshtje tё tjera, si p.sh. raportet mes Johnsonit dhe njё tё dyshuari si spiun rus. Ky e ka cilёsuar Johnsonin si mik tё mirё. “Raporti mund tё shtrojё edhe ҁёshtjen e kёshilltarit politik tё Johnsonit, Dominic Cummings, i cili nё vitet 1990 ka punuar nё Rusi ose edhe temёn e financimeve ruse pёr partinё konservatore”, ёshtё shprehur mё tej Thornberry. Edhe zёdhёnёsi i politikёs sё jashtme tё liberal-demokratёve ёshtё shprehur lidhur me temёn: “Vjen erё retushimesh”, schkruan ai nё Twitter.
Boris Johnson, kryeministri britanik
“Asnjё provё pёr ndёrhyrje ruse”
Sekretari i shtetit pёr Europёn, Christopher Pincher i hodhi poshtё akuzat: “Nuk ka asnjё provё, qё tё vёrtetojё se ka pasur ndёrhyrje tё suksseshme ruse nё procesin elektoral britanik. Moska i hedh poshtё akuza tё tilla. Por edhe anёtarёt e partisё konservatore kёrkojnё publikimin e raportit. Duke mos e bёrё publik raportin, Boris Johnson le hapёsirё pёr ndjenjё persekutimi tё opozitёs, tha ish-ministri i Brexit, David Davis.
Sa e madhe ёshtё influenca e Rusisё ndaj referendumit pёr Brexit?
Raporti iu dёrgua mё 17 tetor Johnsonit. Normalisht shqyrtimi i njё raporti tё tillё kёrkon dhjetё ditё, sipas ish-prokurorit tё pёrgjithshёm, Dominic Grieve. Por atij i kundёrvihet Pincher, qё thotё, se pёrpunimi kёrkon pёr tё qenё realist tri deri nё katёr javё, veҁanёrisht duke iu referuar debateve tё vazhdueshme pёr Brexitin dhe zgjedhjeve të reja. “Gjatё javёve tё kaluara kryeministri ka pasur mjaft impenjime nё disa ҁёshtje.”
Grieve thotё, se raporti mund tё pёrmbajё informacione, qё mund t’i preokupojnё zgjedhёsit. AI u pёrjashtua nga grupi parlamentar i Torive, sepse nё grindjen pёr Brexitin iu kundёrvu qeverisё. Nё zgjedhjet e ardhёshme ai konkurron si kandidat i pavarur. /dw