Shqipëria po përjeton ore të gjata tragjedie , pas një termeti prej 6.4 balle I cili për 30 seconda solli 13 viktima dhe 600 te plagosur,te pakten deri ne kete ore te dites. Ndërkohë 28 persona janë shpëtuar nga rrënojat e pallateve në Thumanë dhe Durrës, por raportohet gjithashtu për një numër të konsiderueshëm njerëzish që kanë mbetur të bllokuar në rrënojat e godinave të shembura në këto zona.
Shprese e ankth janë emocione të perziera në këtë moment të vështirë për vendin tonë . Solidaritet, mbështetje , ngushëllime vijne nga të gjitha vendet e Ballkanit, Europes dhe Botes duke filluar nga SHBA-të e deri tek Serbia.
Sot më shumë se kurre Shqipëria ka nevoje per cdo mbeshtetje ,dhe vende si Greqia,Turqia,.Gjermania ,Rumania,Italia,Kosova, Serbia ,Bullgaria,Franca,Mali i Zi ,etj jane bashkuar me ndihmë konkrete në kërkim-shpëtimin duke dërguar ekipet e tyre të emergjences pranë Durresit dhe Thumanes, aty ku dëmet në njerëz dhe në materiale janë të mëdha.
Vete Kryeministri Rama në një postimin në Twitter, shkruan se kanë ofruar ndihmë për situatën emergjente të krijuar edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe kryeministri i Bullgarisë, Borisov.
“Kancelarja Merkel ka vënë në lëvizje mekanizmin e ndihmës në emergjencë. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zaev, dhe Kryeministri i Bullgarisë, Borisov, shprehën gatishmërinë për të aktivizuar mekanizmat e tyre të ndihmës”, shkruan Rama.
Më herët Rama bëri thirrje për kurajo, durim dhe solidaritet, ndërsa lajmëroi se nga Italia, Greqia, Turqia dhe Franca po ndihmohet Shqipëria.
“Të gjithë miqtë e Shqipërisë po aktivizohen me shpejtësi Kryeministri Conte e kryeministri Mitzotakis nisën avionët me skuadrat speciale Presidenti Macron e Presidenti Erdogan më shprehën gatishmërinë për çdo nevojë Ambasadat e BE/SHBA kanë njoftuar qysh herët gatishmërinë
Kontaktet vazhdojnē intensivisht. Qysh herët më ka telefonuar edhe Presidenti Thaçi, i cili ka aktivizuar skuadrat speciale të FSK drejt zonave të krizës emergjente për nxjerrjen e njerëzve ende nën rrënoja.
Albin Kurti: Kosova e përjeton dridhjen e dhimbjen e Shqipërisë.
Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti ngushëlloi sot familjet e viktimave të tërmetit të rënë në Shqipëri, si dhe shprehu gatishmërinë për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë.
Kurti theksoi se “tërmeti u ndje shumë edhe në Prishtinë. U zgjuam të gjithë. Por tani mendjen, sytë dhe veshët i kemi te Durrësi, te Kurbini e Thumana. Ngushëllime familjeve të viktimave dhe shërim të plagosurve e të lënduarve”.
“Lutemi e urojmë që të mos përsëritet tërmeti. Kosova e përjeton dridhjen e dhimbjen e Shqipërisë. Jemi të gatshëm t’iu ndihmojmë autoriteteve zyrtare për çdo gjë”, – tha Kurti.
Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, ka reaguar për situatën e rëndë në Shqipëri, pas tërmetit të rënë mëngjesin e ditës së sotëm, ku ka pasur edhe jetë të humbura.
![Tërmetet me viktima në Shqipëri, Presidenti i PE: Evropa është me ju](https://www.javanews.al/wp-content/uploads/2019/11/3197F76A-D74C-470B-A5D9-BA4AD434EA03-750x375.jpeg)
Në një postim në rrjetet sociale, Sassoli thotë se i gjendet pranë popullit shqiptar në këtë situatë të vështirë.
“I gjendem pranë vëllezërve dhe popullit shqiptar. Europa është në tuaj” shkruan David Sassoli.
Ambasadori gjerman: Të hidhëruar për viktimat e tërmeteve
Ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf ka shprehur ngushëllim për viktimat nga tërmeti që ra mëngjesin e kësaj të marte në Shqipëri.
“Pas kësaj nate të tmerrshme mendimet e mia shkojnë pranë qytetareve dhe qytetarëve shqiptarë.
![PROFIL / Njihuni me Peter Zingraf, ambasadorin e ri gjerman në Shqipëri](https://www.javanews.al/wp-content/uploads/2019/08/zingraf-750x375.jpg)
Shpreh hidhërimin tim për viktimat dhe shpresoj që të gjithë të lënduarit të shërohen së shpejti. Gjermania mbështet fort Shqipërinë në këto orë të vështira.”-shkruan ambasadori gjerman në vendin tonë.
Kryeministrja serbe, Brnabiç: Jemi me shqiptarët e prekur nga tërmeti shkatërrimtar
Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, ka reaguar në Twitter sa i përket tërmetit që mori jetën e disa shqiptarëve dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale.
“Shpreh ngushëllimet e mia Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe për të gjithë të prekurit nga ky tërmet shkatërrimtar.
![](https://newsite.argumentum.al/wp-content/uploads/2019/11/image.jpeg)
Mendimet tona janë veçanërisht me të gjitha familjet që kanë humbur të dashurit e tyre sot” – shkruan Brnabiç.
Ish-kancelari austriak, Sebastain Kurz, ka shprehur ngushëllimet e tij sa i përket tërmetit katastrofik që goditi Shqipërinë.
Përmes Twitter, Kurz shkruan:
Mendimet dhe lutjet e mia janë me popullin e Shqipërisë, veçanërisht me familjet e viktimave të tërmetit të natës së kaluar. Ne jemi të gatshëm për të ndihmuar, Edi Ramën.
SHBA: Gjithnjë pranë njëri tjetrit në kohë të vështira
Ambasada e SHBA-së në Tiranë, bashkë me ngushëllimet për familjet e viktimave të tërmetit dhe familjarët e prekur shpreh mbështetjen për vendin tonë në këto momente kaq të vështira.
“Shtetet e Bashkuara shprehin ngushëllimet më të thella për të gjitha familjet dhe komunitetet e prekura nga tërmeti.
Shtetet e Bashkuara janë pranë miqve tanë në Shqipëri, ashtu si amerikanët dhe shqiptarët kanë qëndruar gjithnjë pranë njëri-tjetrit në kohë të vështira. Ne vijojmë të ndjekim situatën nga afër dhe jemi në gatishmëri për të ofruar mbështetjen tonë”, thuhet në mesazhin e ambasadës.
Një tërmet i fuqishëm shkundi Shqipërinë ku pas lëkundjeve të njëpasnjëshme, ai i orës 03:55 të mëngjesit të së martës, me magnitudë 6.4 ballë, rrëzoi pallate e shënoi dëme të shumta, duke lënë fatkeqësisht deri tani të konfirmuara 8 viktima.
Kryeministri i Bullgarisë Borisov: Ndajmë dhimbjen e popullit shqiptar, të gatshëm të ofrojmë mbështetje
Kryeministri i Bullgarisë Boyko Borisov, ka reaguar pas tërmetit të fortë që goditi Shqiperine.
Me ane te një mesazhi ne “Twitter” Borisov thekson se ndan dhimbjen e popullit shqiptar dhe shprehim shpresën për shërimin e menjëhershëm të të gjithë të dëmtuarve.
![Kryeministri i Bullgarisë Borisov: Ndajmë dhimbjen e popullit shqiptar, të gatshëm të ofrojmë mbështetje](https://www.javanews.al/wp-content/uploads/2019/11/borisov-750x375.jpg)
“Ne ndajmë dhimbjen e popullit shqiptar dhe shprehim shpresën për shërimin e menjëhershëm të të gjithë të dëmtuarve dhe rivendosjen e shpejtë të çdo dëmi serioz material. Në këtë kohë të vështirë, ne jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetjen e nevojshme përsëri për miqtë #Albania @ediramaal“, shkruan Borisov në “Twitter”.
Ministri i Jashtëm grek: Përkrahim popullin shqiptar
Ministri i jashtëm grek reagon për tërmetin në Shqipëri.
Nikos Dendias mesazh në Twitter: “Shprehim përkrahjen ndaj popullit dhe qeverisë së Shqipërisë për pasojat e tërmetit që goditi vendin fqinj.
![Ministri i Jashtëm i Greqisë: Habitem me Ramën, se është çerek grek! Gjyshen e tij e kam takuar në Korfuz](https://www.javanews.al/wp-content/uploads/2019/07/Nikos-Dendias-750x375.jpg)
Tërmeti që ra në Shqipëri është ndjerë në gjithë Greqinë e Veriut deri në Selanik, por edhe në ishullin e Korfuzit./argumentum.al
© 2019 Argumentum.