Këshilli i Ambasadorëve shqiptarë solidarizohet me shqiptarët, të cilët u goditën nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, duke humbur shumë të afërm të tyre.
Këshilli i Ambasadorëve ngushëllon familjet që kanë humbur të afërmit e tyre, si dhe falënderon të gjithë ekipet e kërkim-shpëtimit, vendas e të huaj, që iu kanë ardhur në ndihmë shqiptarëve në këto momente të vështira.
Deklarata:
Momente solidariteti dhe reflektimi të thellë, pas tërmetit të mengjesit të djeshëm në Shqipëri.
Këshilli Ambasadorve Shqiptarë, ngushëllon familjet që kanë humbur të afërmit e tyre si dhe shfrytëzon rastin të falenderojë, individët dhe të gjithë vendet partnere që n’a kanë ndihmuar në këto momente të vështira për vendin.