Pekini ka këmbëngulur se Shtetet e Bashkuara duhet të heqin tarifat ekzistuese nëse arrihet marrëveshja e fazës së parë tregtare me Washingtonin, sipas të përditshmes zyrtare të partisë Komuniste.
“Premtimi i SHBA për të mos vendosur tarifat e projektuara për datën 15 Dhjetor duhet të përfshijë dhe heqjen e atyre ekzistuese”, shkruante Global Times.
Presidenti Donald Trump tha gjatë javës se Washingtoni ndodhet pranë një marrëveshjeje që synon përfundimin e luftës tregtare 16 mujore me Kinën.
Negociatorët kryesorë tregtarë nga të dy vendet kanë rënë dakord për të vazhduar bisedimet për çështjet e mbetura.
Ekspertët tregtarë bënë të ditur muajin e kaluar se nënshkrimi i një marrëveshjeje të fazës së parë mund të mos ndodhë deri në vitin e ardhshëm, ndërkohë që Kina ka kërkuar heqjen e tarifave ekzistuese. Marrëveshja fillestare pritej të ndodhte në fund të muajit Nëntor.
Sipas raportimeve, Pekini ka ftuar përfaqësuesin e tregtisë në SHBA, Robert Lighthizer dhe sekretarin e Thesarit Steven Mnuchin për bisedime.