Tërmetet kanë qenë përgjegjës për më shumë se 800.000 jetë të humbura dhe për më shumë se 17 milionë njerëz të pastrehë nëpër botë që prej 1990, veçanërisht në vendet në zhvillim.
OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik) në vitin 2018-të ka hartuar një raport ku tregon pasojat ekonomiko-financiare prej fenomenit natyror të tërmetit dhe jep sugjerimet se si duhen menaxhuar risqet financiare prej tij.
Sipas raportit, përveç dëmeve të drejtpërdrejta në ndërtesa, infrastrukturë, pajisje, etj, tërmetet gjithashtu mund të çojnë në një numër humbjesh indirekte, të tërthorta si humbjet për biznesin (ose paralizimi i biznesit) janë humbjet që përbëjnë vlerën e shtuar të humbjeve në mallra dhe shërbime që nuk prodhohen (ose prodhohen me një kosto më të lartë) si rezultat i ndikimit të tërmeteve.
Për shembull, citon raporti, një studim i ndikimit nga tërmeti në Shtetet e Bashkuara në 1994 në 1100 biznese të prekura, zbuloi se më shumë se gjysma e bizneseve të anketuara u detyruan të mbyllen për shkak të tërmetit për një periudhë mesatare afërsisht dy ditë. Për më tepër, gati 60% e të anketuarve raportuan se punonjësit e tyre nuk ishin në gjendje të shkonin në punë, 40% përballeshin me një rënie në trafikun e klientëve dhe 23% furnitorë ishin në vështirësi në lidhje me shpërndarjen e mallrave dhe shërbimeve të tyre – të gjitha këto do të ishin pjesë e rritjes së së kostos së prodhimit.
Humbjet indirekte mund të rezultojnë gjithashtu prej ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit në shërbimet bazike të cilat mund të kenë ndikime kombëtare dhe ndërkombëtare. Për shembull, në gjysmën e parë të 2011-ës, prodhimi japonez i makinave ishte afërsisht 30% më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, pjesërisht si rezultat i ndërprerjeve në furnizuesit e prekur direkt nga Tërmeti i Madh i Japonisë.
Bizneset e mëdha në Japoni u ndikuan gjithashtu nga kufizimet e vendosura nga qeveria për furnizimin me energji elektrike (bizneset që kishin një furnizim prej 500 kilovat ose më shumë direkt nga Ndërmarrja e Energjisë Elektrike Tokio ishin të kufizuara në konsum pas tërmetit në një maksimum prej 85% të një viti më parë nga tërmeti).
Në raste ekstreme, një tërmet mund të çojë gjithashtu në rrënim të sistemit financiar.
Për shembull, një tërmet mund të shpjerë në dëme të mëdha në stokun e pasiguruar të banesave të një rajoni, që mund të linte shumë familje të pastreha dhe me pamundësi për të marrë kredi dhe një risk potencialisht serioz për sektorin bankar.
Një tërmet i rëndë mund të ketë implikime serioze për financat publike.
Pas tërmeti lind nevojën e likuiditeve për të adresuar nevojat e reagimit, rikuperimit dhe rindërtimit, si dhe pason me një rënie të të ardhurave nga taksat. Për shembull, për të mbështetur rimëkëmbjen dhe rindërtimin pas Tërmetit të Madh të Japonisë, qeveria japoneze miratoi tre buxhete shtesë në 2011, në total 15 trilionë JPY. Tërmeti në Shtetet e Bashkuara në 1994 shkaktoi rënie prej 0.86 miliardë dollarë në taksën lokale, shtetërore dhe tek të ardhurat federale për shkak të ndërprerjes së punës së biznesit.
Dëmet e drejtpërdrejta, së bashku me uljen e prodhimit (paralizimin e biznesit), mund të ndikojnë në rritjen ekonomike. Të dhënat për 2476 katastrofat më kryesore natyrore në vendet e ndryshme të botës mes viteve 1960 dhe 2011 zbuloi se katastrofa natyrore mesatare (përfshirë tërmetet) çoi në rënien e rritjes prej 1.0% të PBB-së, pas ndikimit dhe humbjes kumulative të PBB-së prej 2.6%.
Studimet specifike të tërmetit kanë rezultate të përziera sa i përket gjetjeve të tyre mbi ndikimin makro-ekonomik. Një analizë nga Standard & Poor’s (2015) zbuloi se PBB-ja për frymë do të ishte më e ulët në të gjithë vendet që janë përfshirë nga tërmeti. Në disa vende, përfshirë Kili, Kosta Rika, Japoni, Panama, Peru, Filipinet, Taipei Kinez dhe Turqia, rënia e PBB-së për frymë vlerësohet në më shumë se 5%.
Shumë studime të nisura nga ngjarjet aktuale të tërmeteve në vende të ndryshme të botës nuk gjejnë ndonjë ndikim domethënës (negativ ose pozitiv) të tërmeteve në rritjen ekonomike, megjithëse disa studime, të tilla si Skidmore dhe Toya (2002), gjetën një rënie të rritjes ekonomike si rezultat i tërmeteve.
Ato studime që flasin për rritje ekonomike, mund të shpjegohen me faktin që ndikimet negative të dëmeve të drejtpërdrejta dhe humbjeve të prodhimit në shumë sektorë mund të balancohen nga rritja e aktivitetit në sektorë të tjerë të ekonomisë që mund të përfitojnë për shkak të aktiviteteve të rindërtimit (p.sh. sektori i ndërtimit).
Për më tepër, investimi kapital për të zëvendësuar pajisjet dhe makineritë e dëmtuara me pajisje dhe makineritë e reja (potencialisht më produktive) mund të mbështesin rritjen e ardhshme ekonomike.
Nivelet e punësimit gjithashtu mund të ndikohen nga pasojat e tërmetit. Ndërsa tërmetet mund të çojnë në një rritje të nivelit të punësimit në disa sektorë, të tilla si ndërtimi dhe shëndetësia, tërmetet e rënda zakonisht kanë rezultuar në një rënie të niveleve të përgjithshme të punësimit. Për shembull, pati një rënie prej 8% të punësimit të përgjithshëm në Zelandën e Re afro gjashtë muaj pas tërmeteve të Canterbury (2010/2011), megjithëse vetëm në ndërtim pati një rritje prej 18% të punësimit. Sektorët e akomodimit, shërbimet ushqimore dhe shitja me pakicë u përballën me rënie të mëdha të punësimit. Pati gjithashtu një rënie të konsiderueshme të pjesëmarrjes në forcat e punës që tregon për pasojat psikologjike të tërmetit.
Për më tepër, rënia e tërmeteve, kryesisht ato të rënda, mund të kenë implikime në tregjet financiare (p.sh. tregjet e aksioneve, tregjet e këmbimit valutor). Ndërsa tregjet financiare në përgjithësi reagojnë negativisht ndaj tronditjeve të tilla, që çojnë në zhvlerësimin e monedhës kombëtare dhe një rënie në tregjet e aksioneve.
Humbjet ekonomike prej tërmeteve kanë qenë gjithashtu domethënëse dhe gjashtë nga dhjetë fatkeqësitë natyrore më të kushtueshme që nga viti 1980 janë shkaktuar nga tërmetet. Dëmi mesatar vjetor që rezulton nga tërmetet (1990-2017) është afërsisht 34.7 miliardë dollarë (llogaritjet e OECD (2018)).
Qeveritë kanë mjete të ndryshme për të menaxhuar ndikimet financiare të tërmeteve, përfshirë investimet në zbutjen e rrezikut dhe ndërgjegjësimin e publikut, si dhe përdorimin e mjeteve të transferimit të rrezikut për të absorbuar kostot pas katastrofës.
Raporti i OECD-së sugjeron se një sfidë kryesore për qeveritë (përveç minimizimit të viktimave) është përcaktimi dhe përdorimi më efektiv dhe efikas i burimeve publike për menaxhimin e rrezikut nga tërmeti. Sigurimi dhe mjetet e tjera të financimit të rrezikut dhe transferimi përmes risigurimeve mund të japin një kontribut thelbësor në menaxhimin efektiv financiar të rrezikut nga tërmeti duke përhapur rrezikun në tregjet e sigurimeve vendase dhe ndërkombëtare dhe duke zvogëluar pjesën e humbjeve të familjeve, bizneseve nga pasojat e tërmetit.
Sidoqoftë, nivelet e marrjes së sigurimeve nga tërmeti janë jashtëzakonisht të ulëta në shumë vende, si rezultat i niveleve të ulëta të vetëdijës për rrezikun.
Qeveritë mund të hyjnë gjithashtu në (ri) sigurime ose aranzhime të tjera të transferimit të rrezikut për të transferuar detyrime të përgjithshme të qeverisë. Në Meksikë, janë lëshuar bono katastrofe dhe është rregulluar risigurimi për të siguruar fonde për rikuperimin dhe shpenzimet e rindërtimit të FONDEN, fondi i Qeverisë së Meksikës për rindërtimin e pasurive publike dhe banesave me të ardhura të ulëta.
Në vitin 2006, FONDEN lëshoi një bonus katastrofe 160 milion USD (CatMex) për të transferuar rrezikun e tërmetit në tregjet ndërkombëtare të kapitalit. Në vitin 2009, FONDEN lëshoi një bonus të dytë katastrofe për një shumë prej 290 milion USD nga të cilat 140 milionë dollarë u ndanë për dëmet e tërmetit. Në vitin 2012, FONDEN lëshoi një bonus të tretë katastrofe prej 315 milion USD e cila skadoi në 2015 (Banka Botërore, 2013).
Marrëveshja e risigurimit siguron deri në 400 milion dollarë mbrojtjeje që nxitet pasi kostot e FONDEN tejkalojnë 56 milion USD. Në vitin 2018, Banka Botërore lëshoi një seri prej pesë bonusesh katastrofe për të siguruar mbrojtje financiare të Kilit, Kolumbisë, Meksikës dhe Perusë kundër rrezikut nga tërmeti. Obligacionet e katastrofës (500 milion dollarë për Kilin, 400 milion dollarë për Kolumbinë, USD 160 milion dhe USD 100 milion për Meksikën , USD 200 milion për Peru) do të nxitej si rezultat i një tërmeti të një madhësie të caktuar dhe do t’i sigurojë vendit të prekur fonde për të mbështetur rimëkëmbjen dhe rindërtimin. Në Filipine, një transaksion për katastrofën është strukturuar me ndihmën e Bankës Botërore për të siguruar rreth 206 milion dollarë mbrojtje financiare për dëmet e aseteve publike dhe kostot e tjera të rimëkëmbjes dhe rindërtimit publik nga një tërmet i madh apo tajfun, i shkaktuar.
Në ishujt e Karaibeve dhe Paqësorit, janë krijuar mekanizma rajonalë të bashkimit për të siguruar pagesa të shpejta për qeveritë pjesëmarrëse për të financuar përpjekjet fillestare të rimëkëmbjes.