Italia mike është krah Shqipërisë jo vetëm në procesin e integrimit në Bashkimin Europian por dhe në këto momente kur vendi ynë po përballet me pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.
Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio deklaroi se Italia do të ndihmojë Shqipërinë dhe në konferencën e donatorëve.
“BE mund të bëjë më shumë dhe do të bëjë më shumë. Populli shqiptar nuk do të lihet vetëm. Në ditët në vijim Italia në të gjitha takimet do të bëjë të mundur që të japë ndihmesën për ti rikthyer normaliteti. Të bindë KE që ti qëndrojë pranë popullit shqiptar. Do punojmë fuqishëm dhe në konferencën e donatërove. Do vëmë në dispozicon teknikët tanë për të hartuar një vlerësim paraprak për pasojat e tërmetit në mënyrë që konferenca e donatërove të ketë një kuadër të qartë të dëmeve.”
Ministri I Jashtëm italian ndodhet në Tiranë në një vizitë zyrtare dhe shprehu ngushëllime familjeve që humbën të afërmit nga tërmeti.
“Është një rast dramatik dhe shpreh ngushëllimet e mia familjeve. Italia është këtu, është mik i vërtetë dhe i madh dhe ju gjendet pranë në të gjithë procesin e zgjerimit. Italia këmbëngul për një vendim pozitiv për Shqipërinë dhe Maqedoninë.