Kosova vazhdon të mbajë titullin “lider” për shpejtësinë me të cilën i është përgjigjur Shqipërisë pas situatës së krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit.
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës Behgjet Pacolli ka njoftuar përfundimin e projekteve të ndërtesave me apartamente moderne që do të ndërtohen prej familjes Pacolli.
Pacolli: Të dashur miqtë e mi. Me një shpejtësi rekorde përfundoi projekti i ndërtesave me apartamente moderne, që do të ndërtohen në Thumanën e goditur nga tërmeti rreth 3 javë më parë. Tani është çdo gjë gati për të filluar ndërtimi, i cili do të financohet komplet nga familja Pacolli, nëpërmjet fondacionit “Behgjet Pacolli”. Falënderoj të gjithë grupin që punuan në punët pregaditore dhe projektuese.
Ministri Pacolli bashkë me familjen e tij ka ndarë 1 milion euro për ndërtimin e zonave të prekura nga tërmeti në Shqipëri.
