Kreu i partisë më të madhe opozitare në Maqedoni VMRO DPMNE, Hristijan Mickovski ka folur, lidhur me minishengenin ballkanik. Ai ka deklaruar se Serbia e Shqipëria nuk kufizojnë me njëra-tjetrën dhe se nuk e ka të qartë qarkullimin e shpejtë të mallrave e pa pengesa mes dy shteteve.
“Nëse synohet që përmes “mini-schengenit” të zgjidhet problem politik i Kosovës është në rregull. Gjithçka tjetër është ofenduese. Mirëpo realisht – de jure mbase po, por de fakto, unë nuk shikoj si kufizohen Serbia e Shqipëria për të pasur qarkullim të shpejtë e pa pengesa të mallrave, shërbimeve e të tjera. Këtë me të vërtetë nuk e kam të qartë. Sikur të kishte kufi mes këtyre shteteve mund të thonim se ekziston. Atje ka një realitet të ri të quajtur Kosovë që nuk është pjesë e këtij “Mini Shengeni””.
Në një intervistë për “TVKlan” Maqedoni, Mickoski ka folur edhe për zgjedhjet e parakohshme, të cilat pritet të mbahen më 12 prill, ndërsa u shpreh se ato do të mbahen.
Ai ka komentuar edhe gjetjet e anketës së fundit të Qendrës Maqedonase për Politikë Ndërkombëtare sipas së cilës, shumica e qytetarëve të anketuar çmojnë se qeveria e tanishme nuk i ka përmbushur shpresat e tyre ndaj nuk e meriton të rizgjidhet në muajin prill. Por ata, po ashtu, kanë treguar se edhe opozita aktuale nuk e meriton t’i prijë qeverisë së ardhshme.
“Ky është një depresion i përgjithshëm që e ka mbërthyer shoqërinë dhe me të vërtetë ky është realiteti. E dini, simboli për politikanin në shoqërinë tonë është ‘ja erdhi të gënjejë që ne ta votojmë, të bëhet funksionar dhe të vjedh’. Unë dua të dëshmojë se jam njeri tjetër dhe nuk jam i këtillë”, tha Mickoski.
Pak ditë më parë në Tiranë është mbajtur takimi i tretë i Mini-Shengenit. Në takim ka marrë pjesë dhe Mali i Zi dhe tashmë janë katër vende që e përkrahin këtë nismë. Liderët zhvilluan një viztë në Durrës dhe panë nga afër dëmet e tërmetit. Zaev, Vuçit dhe Gjukanoviç premtuar se do ndihmojnë Shqipërinë dhe thanë se Mini-Shengeni do rrisë ekonomitë e vendeve. Ndërkohë, Rama ka folur për Kosovën dhe tha se është përjashtuar vetë dhe liderët po e fusin në një rrugë qorre.