Dita e fundit e vitit 2019 është mbyllur negativisht për të gjitha valutat e huaja duke regjistruar zbritje të vlerës.
Monedha europiane është blerë sot me 121.2 lekë dhe shitur me 122.1 lekë, referuar tregut valutor vendas.
Paundi britanik ka humbur pikë këtë të martë duke u blerë me 141 lekë dhe shitur me 142.2 lekë.
Dollari amerikan blihet sot me 108.1 lekë dhe shitet me 109.1 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Franga zvicerane e ka mbyllur vitin në rritje duke u blerë sot me 110.9 lekë dhe shitur me 111.7 lekë.