Për Akademinë Bullgare të Shkencave, gjuha maqedonase është një dialekt bullgar.
Nga ABSH-ja janë kategorik, që nuk ndryshojnë qëndrim për këtë, ndwrsa akademikët bullgarë kanë vërejtje për Kartën e gjuhës maqedonase të miratuar nga ASHAM.
Vlerësojnë se përmban qëndrime të pasakta dhe të papranueshme për origjinën, historinë dhe karakterin e gjuhës zyrtare në Maqedoni, të cilët siç vlerësuan, i dëmtojnë raportet midis dy vendeve.
“Akademikët nga Sofja, jozyrtarisht e njohin gjuhën maqedonase, por nuk mund ta njohin zyrtarisht atë. Më 3 dhjetor, ASHAM pati një Kuvend ku u miratua një zgjidhje shkencore e gjuhës. Në 6 – 7 vitet e fundit marrëdhëniet midis dy akademive janë zhvilluar shumë pozitivisht – tha Vasil Nikolov, zv/kryetar ASHB-së
Kryetari i ASHAM-it në largim, Taki Fiti sot tha që do të konsultohet me gjuhëtarët e më pas do të dalin me qëndrim.
“Ne jemi maqedonas që flasim gjuhën maqedonase, apo pjesa dërmuese e qytetarëve, kuptohet, ne jemi shtet multietnik. Pres që kjo çështje të tejkalohet nga shteti mik i Bullgarisë, ta zgjidh në rrethin e vet dhe t’i tejkalojë këto problematika që janë pjesë përbërëse të marrëveshjes gjegjësisht zgjidhjen e pikave siç është Goce Dellçevi dhe çështje të tjera, si probleme që tejkalohen – deklaroi Zoran Zaev- kryeministër.
Instituti për Gjuhën Maqedonase përmes një njoftimi reagoi ndaj qëndrimit të akademikëve bullgarë, duke u bërë thirrje të afirmojnë shkencën dhe kulturën për të ndërtuar miqësi.
Instituti i Gjuhës Maqedonase:
“Me këtë deklaratë mohohet ekzistenca e gjuhës, letërsisë, historisë dhe kulturës maqedonase dhe në këtë mënyrë mohohet identiteti kombëtar maqedonas. Ekzistimi i gjuhës maqedonase me sistemin e vet të veçantë dialektik dhe historinë e vet ka qenë çështje e debatuar në nivel ndërkombëtar kohë më parë, dhe çdo qëndrim që mohon këtë fakt të pamohueshëm e konsiderojmë një provokim të qëllimshëm”, thonë nga Instituti.