Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka dalë në një konferencë për mediat, lidhur me situatën pas tërmetit.
“Procesi konkret ka filluar që një ditë pas tërmetit ka vazhduar me akomodimin e të gjithë qytetarëve që humbën shtëpitë e tyre, bonusi i qirave bën të mundur që të gjithë familjarët të vazhdojnë të kenë mundësinë e një shtëpie me qira dhe në 2 janar Rama ka kërkuar nga Bashkitë në zonë e Emergjencës, të gjithë kryetarëve përkatës të Bashkive të fillojnë procesin ligjor të përcaktimit të tokave ku do të ndërtohen qytezat urbane të cilat Rama u është referuar në vazhdimësi dhe janë pjesë e ligjit të posaçëm për rindërtimin. Brenda 15-20 ditë do të kemi të përcaktuar në të gjithë territorin e Shqipërisë. Të gjitha Bashkitë janë të detyruara brenda afatit të sjellin të gjithë verifikimin e trojeve ose tokave ku do ndërtohen banesat individuale apo qytezat. Ndërkohë, sot kemi kaluar vendime për përcaktimin e rregullave, masën e shpenzimit që kompensohen autoriteteve përgjegjëse të qytetarëve që do përfitojnë. Për herë të parë në 30 vite që hartohet një ligj i posaçëm në përgjigje të emergjencës”, tha Ahmetaj.
Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka bërë me dije se nga procesi i rindërtimit do të përfitojnë edhe ata që kanë pasur ndërtime pa leje.
“Rindërtimi, që nga shtëpitë tek pallatet apo qytezat urbane që do të ndërtohen dhe palnfiifkohen në Bashki të ndryshme, të gjitha do të kenë bazën kushtetuese ku është e domosdoshme të shpronësimit. Aty ku ka ndërtime pa leje, shteti të marrë përsipër që ajo familje të përfitojë nga programi i rindërtimit, kundrejt kushteve të përcaktuara nga VKM. Komisioni i Rindërtimit, kemi bërë dy mbledhje, tani nëpërmjet vendimi detajohet funksioni i tij”, Ahmetaj.
“Do bëjmë të gjithë listën ligjore të familjeve që kanë humbur shtëpitë dhe janë vlerësuar banesat e tyre si të pabanueshme apo edhe ato që në referencë të atyre kritereve, si banesa që kanë nevojë për rikonstrukion. Kryetarët e bashkive nga nesër do të duhet që të ngrenë menjëherë një platformë aplikimi për qytetarët që janë dëmtuar në ato referenca. Aplikimi do të jetë shumë i thjeshtë. të gjithë ata që janë dëmtuar nga tërmeti në banesat e tyre, menjëherë me hapjen e platformës të aplikojnë. Aplikimi do të jetë shumë i thjeshtë. Do i duhet bashkisë dhe këshillit të ministrave të hartojnë projektin, ose që do të ndërtojnë qytezat apo dhe njësitë individuale. Në të njëjtën kohë një vendim është caktimi i rregullave për hartimin e planit dhe infrastrukturës publike. Ky është një vendim shtyllë në proces sepse i dertyrën bashkitë që menjëherë në bazë të atyre tokave, brenda 30 ditësh të bëjnë planet e detajuara, masterplane, pa këto nuk kalojmë dot në fazën e rindërtimit. Në të njëjtën kohë kaluam edhe vendimin për rregullat dhe procedurat e kompensimit për akomodimin e atyre që janë dëmtuar. Që nga dita e parë jemi kujdesur që askush të mos mbetet në çati që nga strehimi në hotele deri tek akomodimi në shtëpitë e reja Vendimi katërt është përcaktimi i rregullave për përfitimin e granteve të rindërtimit, të lehta mesatare, të rënda dhe të rënda, ku do të përdoren grante të riksonstruksionit, për ata banesa që do të vlerësohen që janë të banueshme me kusht rikontruksioni. Ato do kenë dy mënyra përdorimi, direkt me anë të një miniprojekti, ose nëpërmjet bashkitë respektive e cila mund të aplikojë rikonstruksion të përqendruar”, tha Ahmetaj.