Që nga dita e sotme terminali i autobusëve të Jugut dhe të Veriut do të jenë tek ‘Kthesa e Kamzës’.
Bashkia e Tiranës ka deklaruar se terminali i ri ofron më shumë vende qëndrimi për autobusët, ndërkohë janë marrë masat për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve brenda qytetit përmes transportit urban.
Terminali i ri do të jetë në shërbim të 43 linjave të zonës së jugut dhe 20 linjave të zonës së veriut, duke sjellë kushte më të mira dhe lehtësi në qarkullim.
Pak ditë më parë punimet në terminalin e ri u inspektuan edhe nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili tha se me terminalin e ti do të shmanget edhe nga kaosi që ndodhte tek ‘Shqiponja’.
‘Ka një hapësirë më të madhe sesa ish-Dogana, do të sistemojë 63 vend-poste dhe stacione për autobusët e veriut dhe jugut, ndërkohë që juglindja do të vazhdojë të shërbehet nga Qyteti ‘Studenti’ dhe parkingu i madh atje. E jo vetëm kaq, por kemi edhe 4 linja autobusi urban që do kenë një stacion ngjitur me terminalin e autobusëve; pra, linja e ‘City Park’, e Kamzës, linja e Institutit dhe ‘Tirana e Re’, të katërta do të ndalojnë aty, për t’i çuar pasagjerët në drejtimin që duan në Tiranë, duke shmangur edhe kaosin që ndodhte tek ‘Shqiponja’, u shpreh Veliaj.