Në 107- vjetorin e krimit të Policisë së Shtetit, forcat elitë të saj RENEA dob të kenë një repart të ri.
Në ceremoninë e inagurimit të godinës, kreu i policisë së Shtetit Ardi Veliu tha se finalizimi i projektit të selisë qëndrore të RENEA-s ka kushtuar 10 milion euro, nga të cilat 6 mln euro financim nga buxheti i shtetit dhe 4 mln euro nga BE.
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, garantoi se BE do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në fushën e sigurisë, ku vetëm gjatë dy viteve të ardhshme pritet të akordojë edhe 15 mln euro të tjera.
Soreca: Ky investim do të ndihmojë në rritjen e sigurisë, do të përmirësojë dhe reagimin e shpejtë të këtyre forcave. BE ka bashkëpunuar prej vitesh me forcat shqiptare të sigurisë. Lufta kundër krimit të organizuar është përparësi e lartë e BE. Është e rëndësishme që kjo luftë të përshpejtohet, të ndiqet paraja, të përmirësohen hetimet, po ashtu dhe ndjekja penale dhe dënimet në gjykata. Vetëm në vitet e fundit BE ka investuar 15 milion euro për të modernizuar pajisjet, infrastrukturën dhe menaxhimin e policisë së shtetit dhe operacinet e doganave.
Ne japim mbështetje mjaft të konsiderueshme teknike dhe profesionale. Në dy vitet e ardhshme BE do të dedikojë 19 mln euro të tjera për të zhvilluar më tej Akademinë e Sigurisë, për të përmirësuar kompetencat e hetimeve financiare proaktive dhe përmirësuar menaxhimin e kufirit të gjelbër dhe blu të Shqipërisë. Krimi i organizuar dhe krimi i rëndë nuk janë një fenomen vendor dhe lokal, ata varen nga lidhjet dhe bashkëpunimi transnacional. Krimi i organizuar duhet luftuar nga të gjithë, investimi në sigurinë e Shqipërisë do të thotë dhe investim në sigurinë e BE. Një Shqipëri më e sigurt do të thotë një Europë më e sigurt.