Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov tha se do të vazhdojnë përpjekjet për zgjidhjen e krizës në Libi.
Në një konferencë të përbashkët për media pas takimit me ministrin e Jashtëm të Sri Lankës, Dinesh Gunawardena, në kryeqytetin Kolombo, Lavrov foli për me çështjet e Libisë dhe Sirisë.
Ai rikujtoi se NATO në vitin 2011 bombardoi Libinë. “Pasojat e kësaj aventure të paligjshme po i shohim të gjithë, përfshirë kryesisht popullin e Libisë. Akoka Libia nuk ka një strukturë shtetërore”, tha Lavrov.
Duke vënë në dukje se dje në kryeqytetin rus Moskë u mbajtën bisedime mes palëve libiane dhe delegacioneve turke dhe ruse, Lavrov tërhoqi vëmendjen se ende nuk është arritur një rezultat përfundimtar për çështjen e zgjidhjes së krizës në Libi.
“Përpjekjet për të zgjidhur krizën libiane duhet të bashkohen. Ne do të vazhdojmë përpjekjet në këtë drejtim”, tha diplomati rus.
Lavrov ka tërhequr vëmendjen se disa grupe të luftëtarëve vazhdojnë aktivitetet e tyre në rajonin Idlib të Sirisë.
“Shumica e terroristëve shkojnë në Libi për të turbulluar ujërat. Problemi në verilindje të Sirisë duhet të zgjidhet. Ky problem ka lidhje me praninë e paligjshme të SHBA-së atje. SHBA-ja nxit separatizmin në Lindje të Eufratit”, nënvizoi Lavrov.