Pas rreth 50 ditësh nga tërmeti i 26 nëntorit Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 40 urdhër-ndalime për ish-zyrtarë të ish-njësive në Tiranë. 27 prej tyre janë ekzekutuar. 2 persona janë proceduar në gjendje të lirë, ndërsa 12 janë në kërkim.
Operacioni i nisur prej pasdites së djeshme ka vijuar gjatë gjithë natës dhe vazhdon ende.
Në pranga kanë rënë dy ish-kryetarë të komunës së Kasharit Faik Fejzo që ka drejtuar në vitet 2004-2007, dhe Besnik Fuçia, i cili ka drejtuar deri ën vitin 2015. Po ashtu në polici është shoqëruar edhe Fatbardh Plaku, i cili ka drejtuar komunën e Farkës si dhe ish-shefi i urbanistikës në Vorë Luan Beta.
Shkak për ndalimet janë bërë rezultatet e hetimeve në pallatet e dëmtuara nga lëkundjet e forta të nëntorit.
Sipas të dhënave në dosjet e pallateve ka rezultuar se nuk kishin akte kolaudimi, nuk ka pasur studime sizmike, në shumë objekte projekti nuk ishte rezultuar i plotë, ndërsa numri i kolonave të parashikuar ishte më i lartë nga sa u konstatuan, kishte objekte që kishin dalë nga projekti. Madje në disa raste punimet e realizuara në katet e dyta dhe të treta cilësia ishte më e ulët nga sa duhej.
Shkelje të tjera janë konstatuar dhe te cilësia e hekurit të përdorur, sasia e vendosur por dhe te e çimentos.
Mes të ndaluarve janë inxhinierë, arkitektë, inspektorë të ish komunave si dhe punonjës të tjerë.
Ndaj tyre rëndon akuza për falsifikim të dokumenteve. Si pasojë e dëmtimit të strukturave të pallateve të para vitit 1990 dhe për shkak të cilësisë në pallatet pas këtij viti u dëmtuan 770 objekte vetëm në Tiranë.
Emrat e të arrestuarve
- Fatbardh Plaku ish-kreu i Komunës Farkë
- Besnik Fuçia, ish-kreu i Komunës Kashar
- Luan Beta, ish-kreu i Urbanistikës, Vorë
- Stela Maze, arkitekte
- Anila Harxhi, arkitekte
- Merita Kushi
- Bukurije Halili
- Ali Dyrmishi
- Vjollca Hoxholli
- Gerti Çalliku
- Jani Ikonomi
- Qirjako Gjergo
- Naim Shehi
- Ermir Çina
- Adhurim Qehajaj
- Gëzim Shkalla
- Pëllumb Fortuzi
- Xhevahir Doda
- Reis Muça
- Hekri Disha
- Agim Eski
- Faik Fejzo
- Zhaneta Tagani
- Muhamed Felahi
- Ndoc Pepkola
- Hekri Disho
- Fejzo Dyrmishi, ndërtues