Revolucioni dixhital ka bërë pjesë prej 1 Janarit, edhe Institutin e Sigurimeve Shoqërore. 24 shërbime janë tashmë online, ndërsa nga 151 dokumente për çdo aplikim, 102 do tësigurohen nga vetë punonjësit e këtij Instituti.
Rama shkruan se nuk do të ketë më qytetarë në këmbë duke pritur administratën, por administrata për qytetarët.
“#REVOLUCIONIDIGJITAL2020 NË SHËRBIM EDHE TË PENSIONISTËVE
24 SHËRBIME të Institutit te Sigurimeve Shoqërore tanimë online përmes https://e-albania.al/
Nga 151 dokumente që deri dje duhet t’i siguronin vetë aplikantët zyrë më zyrë, sot 102 dokumentat që i lëshon shteti, sigurohen nga vetë punonjësit e ISSH
Jo më qytetarët në këmbë duke pritur administratën, po administrata në këmbë për të plotësuar dosjet e qytetarëve dhe kthyer përgjigje #PaEcejake #PaRadha #PaRryshfet në afatin ligjor
#ShërbimePublike për #ShqipërinëqëDuam”, shkruan Rama