Në pozitën e kreut të OSBE-s, kryeministri Edi Rama po zhvillon, ashtu siç kish’ deklaruar një vizitë në Ukrainë.
Gjatë fjalës së tij në një konferencë për shtyp, përkrah ministrit të Jashtëm ukrainas, Rama u shpreh se nuk është rastësi që Ukraina është vizita e tij e parë në këtë detyrë të re.
“Në këndvështrimin tim kjo mbetet çështja më kryesore për sigurinë dhe stabilitetin në Europë sot. Do bëjmë më të mirën tonë që të garantojmë respektimin e parimeve të OSBE-së dhe angazhimit të saj, e sigurisht do të inkurajojmë fort zbatimin e plotë të marrëveshjeve të Minskut, në mbështetje të përpjekjeve nga Grupi Tripalësh i Kontaktit si dhe procesit të Formatit të Normandisë”, tha Rama.
Ai theksoi se “ndërkohë që marrëveshjet e kontaktit dhe të formatit po diskutohen prej kohësh e mbase do na duhet ende shumë kohë, ajo që mbetet thelbësore çdo ditë është jeta e njerëzve dhe vështirësitë me të cilat duhet të përballen të gjithë ata që jetojnë në zonat e konfliktit”.
“Aty do të punojmë pandërprerë për të bërë çdo gjë të mundur, sepse duhet të garantojmë ndalimin e zjarrit dhe armëpushimi i qëndrueshëm është absolutisht jetësor së pari, e më e rëndësishmja për jetën e njerëzve”, tha ai.
Rama siguroi edhe njëherë për vendosmërinë dhe përkushtimin e tij dhe të gjithë skuadrës së njerëzve të OSBE-së për të ndihmuar që të sjellim rezolutën e paqes në këtë konflikt dhe mundësisht të përmirësojmë jetën e personave të ndikuar brutalisht nga ky konflikt.
Rama siguroi edhe njëherë për vendosmërinë dhe përkushtimin e tij dhe të gjithë skuadrës së njerëzve të OSBE-së për të ndihmuar që të sjellim rezolutën e paqes në këtë konflikt dhe mundësisht të përmirësojmë jetën e personave të ndikuar brutalisht nga ky konflikt.
I pyetur për prioritetet e presidencës shqiptare të OSBE-së për të lehtësuar jetesën e popullsisë që banon në zonat e konfliktit në Ukrainë, Rama tha se “ky është thelbi i misionit tonë”.
“Jemi të ndërgjegjshëm që ka shumë aktorë të mëdhenj dhe praktikisht shumë të tjerë që bëjnë përpjekje në nivelet e larta të këtij konflikti, por jo shumë prej saj përqendrohet te njerëzit e thjeshtë, te banorët që duhet të jetojnë në këtë konflikt e të vuajnë pasojat”, tha Rama.
Pritet që kryeministri shqiptar të vizitojë Moskën pas Kievit. Vizita pritet me mjaft interes për shkak se ka më shumë se 25 vjet që një kryeministër shqiptar nuk viziton Rusinë.