Harrojini bastet, lotot sportive dhe kazinotë! Duke nisur që nga sot nuk do ketë më, pasi hyri në fuqi ligji për mbylljen e tyre në të gjithë vendin.
Ai finalizoi mbylljen në të gjithë territorin e Shqipërisë, të kazinove elektronike, basteve sportive, bingove, basteve on line dhe basteve me gara në pistë.
Ky ligj u argumentua nga qeveria si vendimi më i rëndësishëm për mbrojtjen e fëmijëve, familjeve dhe ekonominë e nuk ka asnjë ndikim në buxhetin e shtetit.
Nga ana tjetër, ajo ka gati dhe një plan konkret për t’u ardhur në ndihmë të gjithë personave që mbeten pa punë pas mbylljes së tyre.