Ai është vend me pasuri kulturore, por tërhequr nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO).
Po flasim mbi Izraelin, teksa autoritetet e tij kanë mbi dhjetë vjet që thonë se do dalin nga UNESCO. Kjo pasi ata e akuzojnë atë për anshmëri ndaj palestinezëve.
“UNESCO është një organizatë që vazhdon të rishkruajë historinë, ndër të tjera, duke u përpjekur të fshijë lidhjen midis hebrenjve dhe Jerusalemit”, ka pohuar ambasadori izraelit në Kombet e Bashkuara, Danny Danon.
Izraeli mbushi plot 70 vjet si anëtar i UNESCO-s, që nga viti 1949. Por ai nuk ka qenë dakord me disa rezoluta që mbrojnë të drejtat e palestinezëve në Jerusalem dhe Al-Halil.