Ministrja e Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë, Anila Denaj, bashkë me ministrin e Rinisë dhe Sportit të Turqisë, Mehmet Muharrem Kasapoğlu, nënshkruan Protokollin e Sesionit të 12-të të Komisionit të Përbashkët Ekonomik.
Takimi u zhvillua në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, në kuadër të Mbledhjes së Sesionit 12-të të Komisionit të Përbashkët Turqi-Shqipëri për Bashkëpunim Ekonomik, Tregtar, Industrial dhe Teknik.
Kasapoğlu i cili foli në aktivitetin e organizuar në ministri, i shprehu ngushëllime dhe të kaluara popullit shqiptar për shkak të tërmetit të vitit të kaluar.
Ai tërhoqi vëmendjen se marrëdhëniet Turqi-Shqipëri, që janë shembull për vendet e rajonit, janë shumë të vlefshme. “Marrëdhëniet miqësore dhe vëllazërore të të dyja vendeve në rajon janë të bazuara në një histori të përbashkët, ashtu si në çdo periudhë edhe sot vazhdojnë të ekzistojnë duke u përforcuar”, tha ai.
Ministri turk potencoi se rritja e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike në nivele më të larta është një ndër prioritet e Turqisë, gjë e cila do të kontribuojë në ngritjen e infrastrukturës ekonomike dhe prosperitetit të rajonit.
“Kjo mbledhje ka një rëndësi të madhe në aspektin e marrjes së masave për zhvillimin e mëtejmë të marrëdhënieve tona tregtare dhe ekonomike”, u shpreh Kasapoğlu, duke shtuar se në protokoll janë vlerësuar të gjitha fushat mundshme të bashkëpunimit.
“Investimet turke në Shqipëri janë mbi 1,8 miliardë dollarë”
Ministri Kasapoğlu njoftoi se investimet turke në Shqipëri kanë tejkaluar shifrën prej 1,8 miliardë dollarë dhe se numri i kompanive të themeluara nga qytetarët turq dhe atyre me origjinë turke është 569. “Investimet turke do të vazhdojnë të kontribuojnë në ekonominë e Shqipërisë”, tha ai.
Ai tha se bizneset turke në vitin 2018 kanë realizuar një eksport prej 235 milionë dollarësh në fusha të ndryshme. “Shuma në fjalë përbën 8,4 për qind të eksportit total të Shqipërisë”, tha ministri turk, duke shtuar se zgjidhja e problemeve që kompanitë turke përballen do të jetë në dobi të rritjes së shifrave të lartëpërmendura në nivele edhe më të larta.
Kasapoğlu tërhoqi vëmendjen në rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Turqi (ATTSO) të themeluar nga kompanitë turke.
“E di që sektori i kontraktimit ndërtimor në Shqipëri është forcë e rëndësishme shtytëse e ekonomisë. Reformat e bëra në sektorin e ndërtimtarisë, hapën rrugën e përmirësimit të kushteve të jetesës në Shqipëri. Shkaktoi një rritje të vazhdueshme dhe efektive në drejtim të rritjes së aftësisë prodhuese dhe krijimit të një infrastrukture moderne. Në këtë drejtim deri më tani në Shqipëri, kontraktuesit turq, kanë realizuar 31 projekte me vlerë prej 1,7 miliard dollarë, duke shprehur besimin e plotë se edhe në periudhën e ardhshme do të kontribuojnë në ndërtimin e shtetit vëlla, Shqipërisë”, tha Kasapoğlu.
Ai në mesin e projekteve numëroi “Rrugën e Kombit, digat Banja dhe Moglice, diga e lumit Fan dhe termocentralit HEC”.
Bashkëpunim në sferat e transportit, energjisë, rinisë dhe sportit
Ministri Kasapoğlu gjithashtu bëri vlerësime në lidhje me bashkëpunimin në sferat e transportit, energjisë, rinisë dhe sportit.
Ai theksoi se pranë tyre gjenden mundësi të mëdha për rritjen e bashkëpunimit në fushën e transportit, sidomos të transportit Ro-Ro nëpërmjet portit të Durrësit.
“Me vitin 2019, 95 për qind e linjës së tubacionit që gjendet në Shqipëri ka përfunduar dhe Projekti TAP që është pjesë e Projektit të Korridorit Jugor të Gazit, siguron kontribute të rëndësisme në zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturës së energjisë së Shqipërisë. Prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri në mbi 90 për qind zhvillohet nga hidrocentralet”, tha Kasapoğlu.
Ai tha se në dokumentin e protokollit gjenden pika për avancimin e marrëdhënieve në sferat e rinisë dhe sportit.
“Turqia vendi i parë që na erdhi në ndihmë”
Nga ana e saj ministrja Denaj, theksoi se Turqia ishte vendi i parë që i erdhi në ndihmë vendit të saj, duke rikujtuar edhe premtimin për ndërtimin e 500 shtëpive për të pastrehët të cilën duan ta bëjnë realitet brenda pranverës.
“Prandaj edhe njëherë në emër të popullit shqiptar dhe qeverisë shqiptare ju falënderojmë për këtë mbështetje. E kemi ndjerë këtë që në momentin e parë”, tha ajo.
Denaj tha se Shqipëria ka një potencial shumë më të madh në aspektin e zhvillimit të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar.
Ajo tha se ekspertët e të dyja vendeve kanë vendosur për axhendën e mbledhjes së vitit të ardhshëm në temat si tregi, energji, industri, arsim profesional, shëndetësi, turizëm, transport, bujqësi, mjedis.
Lidhur me problemet që kompanitë turke janë duke përjetuar në Shqipëri, ministrja Denaj premtoi ndihmën e saj. “Një ekip teknik nga Shqipëria do të vijë dhe do të përfitojë nga përvojat tuaja”, tha ajo duke treguar se në muajin mars në Turqi do të organizohet një takim biznesi Turqi-Shqipëri.