Kryeministri Edi Rama është pjesëmarrës në prezantimin e platformës online për qytetarët e prekur që do që përfitojnë nga Programi i Rindërtimit.
Gjatë fjalës së tij, ai ka treguar se çfarë hapash do të ndjekin për rindërtimin e shtëpive, duke theksuar që ky është një proces i vështirë dhe i ndarë në kapituj.
Rama ka deklaruar se nuk do të sillen si individët që ndërtuan pa leje vitet e mëparshme.
Kryeministri është shprehur se nuk po i thotë këto për t’i rënë gjoksit, por se krahasuar me vendet e tjera e kanë bërë.
‘Sot bëhen dy muaj nga tragjedia. Më vjen mirë të thëm që një kohë shumë të shkurtër kemi bërë një volum pune shumë të madh. Ky është një moment shumë i rëndësishëm jetik për mijëra familje dhe historik për vendin tonë për të krijuar një përpjekje për të gjithë ta qqë humbën jetën në jo më pak se një minutë. Dua të prek disa aspekte ku dua të tregoj që nuk jemi duke ndenjur duarkryq për qytetarët. E parë nga larg kjo ësht një histori e një shtëpie që është rrëzuar dhe do ndërtuar, por e parë nga larg është një histori me shumë nënkapituj. Duke filluar nga akti bazë deri në një numër aktesh nënligjore. Procesi ka një sërë nënelemntësh deri tek dorëzimi i çelsave tek ata që kanë humbur strehën. Në bazë të shkallës së ndërtimit, referauar edhe ekspertëve të shteteve të tjera do marrim një masë të caktuar nga tërmeti.
Aspekti ligjor është adresuar plotësisht dhe të gijitha proceset janë fitur në rrugë lirisht. Nuk mund të sillemi si indivvidët që ndërtuan pa leje vitet e mëparshme. Ne kemi nevojë që nëse themi do ndërtojmë në zonën e Thumanës po të Laçit duhet të fillojmë nga studimi gjeologjik. Pastaj kemi nevojë për të gjitha nivelet që duhen kaluar dhe ne e kemi bër këtë. Nuk e themi këtë për t’i rënë gjoksit, por krahasuar me vendet e tjera e kemi bërë. Marr shembull Italinë fqinje që ndërtoi rastin në zonën e Aquila. Por ka edhe shembuj pas 10, 20 vitesh tërmet, afmiljet presin nëpër gabina dhe akoma nuk janë futur në shtëpi. Por ky nuk do të jetë shembulli ynë’, tha Rama.
Qeverisë shqiptare në bashkëpunim me BE dhe BB ju deshën më shumë së dy muaj për të bërë gati raportin përfundimtar të dëmeve të shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit që la 51 viktima dhe qindra banesa të dëmtuara. Në prezantimin e Platformës Online në Pallati e Kongreseve, Kryeministri Edi Rama bëri me dije se ky raport do të bëhet publik ditët e para të shkurtit, ndërsa vlera monetare e dëmeve pritet të kalojë shifrën e 1 mld eurove.
Për të evituar që procesi i rindërtimit të kthehet në boomerang për qeverinë shqiptare, kreu i qeverisë Rama ka preferuar që ekranet e monitorimit vendosen në katin e dytë të kryeministrisë, pranë zyrës së tij. Përveç këtyre masave Edi Rama kishte edhe një paralajmërim për të gjitha ato zyrtarë që do të kërkojnë të përfitojnë.
Bëjeni këtë punë njësoj sikur të ishit ju që do kishit ngelur pa shtëpi dhe mos merrni i iniciativa individuale për të regjistruar si të pastrehë nga tërmeti njerëz që nuk kanë lidhje me tërmetin, sepse do të ndëshkoheni.
Madje për të mos lejuar zyrtarët e majtë të përfitojnë nga kjo situatë, Edi Rama ka kërkuar edhe ndihmën e opozitës.
E ftoj opozitën që të dalë të vërë uturimën për çdo rast spekulimi individual. Kjo do të thotë që i ftoj të na shurdhojnë me shpifje, por mes shpifjeve do të gjejmë edhe ndonjë të vërtetë për ta adresuar. Në këtë rast jam shumë i gatshëm ta përballoj edhe një ekstra furi shpifjesh, qoftë edhe një rast të vetëm që është lënë jashtë apo është keqtrajtuar duke mos u përfshirë.
Nga data 29 mars qytetarët shqiptarë duhet të paraqiten në bashki për të deklaruar dëmet që kanë patur nga tërmeti i 26 nëntori. Deri tani janë inspektuar rreth 48 mijë banesa dhe pas 2 muajsh nga tërmeti i 26 nëntorit vijon procesi i vlerësimit të thelluar.