Starton kryesimi i Bashkimit Evropian nga Rumania, të cilin e merr përsipër për herë të parë dhe do të zgjasë deri më 30 qershor, duke u pasuar nga Finlanda. Por me se do përballet ajo?
E para, largimi i Britanisë nga Bashkimi Evropian, i njohur si procesi Brexit.
E dyta, integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE.
E treta, zgjedhjet në Parlamentin Evropian (PE).
Nga ana e saj, Viorica Dancila, kryeministrja rumune tha se vendi i saj do të punojë “për një Evropë të ndërlidhur dhe të sigurtë, që posedon vlera të përbashkëta dhe fuqi globale”.
Sjellim ndër mend se Britania e Madhe më 29 mars 2019 do të largohet decizivisht nga Bashkimi Evropian
Kurse rreth 400 milionë votues mes 23-26 maj do të votojnë për zgjedhjet e Parlamentit Evropian.