Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim, pas dorëzimit të letrave kredenciale kreut të shtetit Ilir Meta mbajti fjalimin e saj të parë në seline e ambasades amerikane drejtuar popullit shqiptar ku nënvizoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara ta ndihmojnë Shqipërinë të bëhet një aleate edhe më e fortë dhe më e aftë.
“Ne do të vazhdojmë të mbështesim aspiratën e palëkundur të popullit shqiptar për liri e drejtësi dhe për një sistem ku secili duhet të respektojë të njëjtat rregulla” shtoi ambasadorja duke theksuar se pret me kënaqësi të punojë me liderët shqiptarë teksa marrin hapa të vështirë por absolutisht të nevojshëm për të zbatuar reformën në drejtësi për të ndjekur penalisht krimin e organizuar dhe për të larguar korrupsionin në sistemin shqiptar.
Fjalimi gati 10 minuta, i mbajtur në anglisht u mbyll me një mesazh në gjuhën shqipe: Jemi me ju krah për krah!
Fjalimi i plote 27 janar 2020
Bie pak shi sot por pjesa ime është plot me diell. Sot në mëngjes i paraqita letrat kredenciale presidentit Ilir Meta. Si ambasardorja e re e SHBA. Ne patëm një bisedë shumë të mirë me presidentin lidhur me miqësinë e gjatë mes dy vendeve tona, SHBA e Shqipëri dhe theksuam përkushtimin që bashkëndajmë përforcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona.
Si ambasadore e SHBA-së pres me kënaqësi tju njoh ju, vendin, kulturën dhe historinë tuaj. Jemi, miq, aleate dhe partnerë.
Sikurse e thashë gjatë seancës time dëgjimore në senat, pak miq e kanë përqafuar Amerikën më me ngrohtësi, pak aleatë kanë qenë më besnikë dhe pak partnerë kanë gadishmërinë dhe vullnetin për të bërë më shumë me SHBA sesa Shqipëria.
Jam shumë e nderuar të jem këtu, sot, përpara ndërtesës së ambasadës së SHBA, ku themelet e saj u vendosën në 1929.
Kjo ndërtesë e bukur qëndron si një testament për forcën e qëndrueshme të marrëdhënieve amerikano-shqiptare. Miqësia jonë nuk u ndërtua në një ditë por rrënjët e saj janë të thella.
Njëqind vite më parë presidenti Woodrow Wilson ngriti zërin për Shqipërinë kur askush nuk e bëri Kur nuk lejoi fuqitë e mëdha të ndanin Shqipërinë në Konferencën e Paqes në Paris. Presidenti amerikan e përdori fuqinë e SHBA për të mbështetur një Shqipëri të pavarur. Kundër cdo gjase, ai priti një përfaqësues shqiptar në Washington dhe hapi rrugën që Shqipëria të anëtarësohet në Lidhjen e Kombeve në 1920.
Sikurse e dinë të gjithë pas Luftës së Dytë Botërore të dy qeveritë tona morën rrugë të ndryshme. Por edhe kur qeveritë nuk e njihnin njëra tjetrën popujt tanë vazhduan të mbanin pranë njëri tjetrin. Ne qëndruam të lidhur dhe flisnim me njëri tjetrin përmes Zërit të Amerikës që jo vetëm transmetonte lajme por dhe shkëndija shprese.
Shkëndija e shpresës ndezi shpejt të gjithë Shqipërinë dhe ne qëndruam me ju në vitin 1991 teksa u çliruat nga vargonjtë e diktaturës dhe komunizmit. Është një moment për të cilin ju duhet të ndiheni krenarë.
Kemi qëndruar krah jush që atëherë, duke mbështetur hyrjen tuaj të sukseshme në NATO në 2009 dhe tani përpjekjet tuaja për tu anëtarësuar në BE. Sot ne qëndrojmë me ju jo vetëm në mbështetje të lirisë dhe sovranitetit të Shqipërisë por dhenë mbështetje të së ardhmes të Shqipërisë.
E dimë që ka punë të vështira përpara por dimë që edhe puna e vështirë është më e lehtë kur ke miq dhe aleatë pranë teje. SHBA janë të përkushtuar ta ndihmojnë Shqipërinë të bëhet një aleate edhe më e fortë dhe më e aftë. SHBA janë të përkushtuar ta ndihmojnë Shqipërinë të forcojë kandidaturën e saj për në BE.
Ne do të vazhdojmë të mbështesim aspiratën e palëkundur të popullit shqiptar për liri e drejtësi dhe për një sistem ku secili duhet të respektojë të njëjtat rregulla.
Pres me kënaqësi të punoj me udhëheqësit shqiptarë ndërsa ata marrin hapa të vështirë por absolutisht të nevojshëm për të zbatuar reformën në drejtësi për të ndjekur penalisht krimin e organizuar dhe për të larguar korrupsionin në sistemin shqiptar.
Jam besimplotë teksa drejtësia dhe integriteti të hedhin rrënjë në Shqipëri më shumë investitorë do të tërhiqen drejt Shqipërisë në mënyrë që të mund të krijojmë më shumë vende pune e mundësi si për amerikanët dhe shqiptarët.
Le të mos ketë dyshime se SHBA e vlerësojnë Shqipërinë si aleate, partnere dhe mike të vërtetë.
Ashtu siç qëndruam me ju në vitet 1920 – 1991, 1999 dhe 2009 qëndrojmë përsëri me ju për të mbështetur të ardhmen tuaj si një vend demokratik i begatë në familjen europiane.
Ndërsa ju përshëndes në këtë ditë me shi por të mrekullueshme pavarësisht shiut dua tju them edhe një herë: Jemi ende me ju krah për krah! Faleminderit shumë.
© Argumentum