Qëndron ulur kur ekzekutohet himni kombëtar i Malit të Zi, apo fishkëllen dhe bën zhurmë?
Duhet të kesh kujdes, pasi mund të presësh që të gjobitesh.
Kjo falë ligjit të ri mbi disa ndryshime në ligjin ekzistues për rendin dhe paqen publike që u miratua së fundmi në këtë vend, në kuadër të të cilit përfshihen edhe shkeljet apo ndëshkimet lidhur me përdorimin e simboleve shtetërore, ku mes tyre futet edhe himni kombëtar.
Ka qenë ministri i Kulturës, Aleksandar Bogdanoviç, ai që shpjegoi se ndryshimet e kryera dhe harmonizimi i ligjit të ri janë reagim ndaj ngjarjeve që lidhen kryesisht me vendosjen dhe paraqitjen e pasaktë të fakteve historike të përcaktuara qartë lidhur me Malin e Zi.
Por në të njëjtën kohë edhe me paraqitjen e fakteve që shkelin integritetin territorial të shtetit.