Një rrugë paralele e cila kalon nëpërmjet Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, por dhe nga Serbia në Bosnje Hercegovinë, ka parë presion të vazhdueshëm migrues, përgjatë 11 muajve të vitit 2018.
Kurse Mesdheu Perëndimor mbeti rruga më dominuese e migrimit, me më shumë se gjysmën e të gjitha vendkalimeve të paligjshme kufitare në Evropë.
Vetem në muajin nëntor, numri i migrantëve të parregullt që merrnin këtë rrugë u rritën me 29% nga muaji i njëjtë i vitit të kaluar, duke arritur në rreth 5 mijë.
Kurse në 11 muajt e parë të vitit 2018, pothuajse 53 000 migrantë të parregullt arritën në Spanjë nëpërmjet kësaj rruge, më shumë se dyfishi i shifrës nga e njëjta periudhë një vit më parë. Ku
shtetasit e Marokut, Guinea dhe Mali llogariten për numrin më të madh të emigrantëve të parregullt që kalojnë këtë rrugë këtë vit.
Nga ana tjetër, numri i migrantëve të parregullt që merrnin rrugën e Mesdheut Lindor ishte 2.700, një rënie prej 42% krahasuar me nëntorin 2017. Numri më i madh i emigrantëve në këtë rrugë deri tani këtë vit ishin shtetas të Sirisë, Afganistanit dhe Irakut.
Sakaq, numri i emigrantëve që vinin në Evropë përmes rrugës Mesdhetare Qendrore në nëntor ra në rreth 900, duke zbritur 83% nga nëntori i vitit 2017.