Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë, Anila Denaj janë bërë bashkë në tryezën e Forumit Ekonomik që do të mbahet në Tiranë. Në forum pritet të flitet për situaten ekonomike dhe makroekonomike te vendit. Ne fokus investimet e huaja, klima e biznesit, përmirësimi i situatës ekonomike në tërësi. Forumi Ekonomik i Tiranës ofron mundësi për të identifikuar dhe vlerësuar adoptimin e praktikave të inovacionit social në sektorin privat dhe për të identifikuar një kurs veprimi politikash drejt ekonomive më konkurruese dhe gjithëpërfshirëse.
“Faleminderit shumë për ftesën këtu. 100 vjet më parë në datën 30 janar të 1920 kishim kongresin e Lushnjës që është një ngjarje shumë e rëndësishme në ndërtimin e shtetit tonë, një shteti që i ka gjithmonë syte nga perëndimi përsa i përket zhvillimit të vet. Falenderoj të gjithë ata që janë bashkuar në këtë forum. Me BE si një pikë të fuqishmë reference për ne. Shpresoj që ky vit të jetë i mirë si për ne ashtu dhe për BE, edhe për rajonin dhe për marrëdhëniet me tona të gjithë fqinjët, dhe besoj se kjo mu d të shërbejë si themel për zhvillimin e ekonomisë si dhe për qytetarët tanë. Ky forum sot është modeluar si forumi i Delfit por ideja ime është që të përforcojmë këtë bashkëpunim me atë të Delfit dhe të përfitojmë dije dhe përvojë më shumë, dhe mbase të organizojmë hapa vijues.”, tha Rama.
Duke folur për arritjet në shifra kreu i qeverisë u përqëndrua më së shumti te ulja e papunësisë dhe investimet e huaj në vend. “Dhe meqë e di se kur vjen puna te ekonomia se njerëzit nuk i hanë e pinë shifrat, dhe duan të dinë pikën ku do jetë nesër, unë kam shumë shifra këtu, por po i përmbledh. Kemi normën më të ulët që prej 25 vitesh, sipas bankës botërore dhe e di që menjëherë që ata që po na ndjekin, do thonë se kjo ka ndodhur sepse njerëzit kanë ikur, por jo nuk vjen nga kjo gjë. Një shifër tjetër, investimet e huaja, kemi progres te investimeve”.
Duke folur për ato se çfarë duhen përmirësuar Rama i mëshoi sektorit të biznesit: “Më lejoni të flas për sfidat, duhet të përmirësojmë klimën e biznesit, sjelljen e administratës, kemi nevojë për të përmirësuar sidomos atë pjesë që lidhet me biznesin. Gjatë këtij viti do kemi rezultate të qënësishme në këtë drejtim”.
Dhe kryeministri tha që ka një plan për këtë” plani është që brenda 2020 të kemi 95 përqind të shërbimeve të dixhitalizuara, online që kështu ata që merren me biznes të mos shkojnë nëpër vende të aplikojnë për ata çfarë u duhen, pra gjithçka të transferohet në internet, kjo gjë do ndryshojë natyrën e komunikimit.
Përmes një vendimi të qeverisë vendosëm se të gjitha aplikimet duhet të marrin përgjigje brenda afatave ligjore, dhe për cdo shkelje do ketë gjobë për ata që e shkelin, ata do paguajnë nga xhepi për vonesat që u shkaktohen qytetarëve”.
Programi i fiskalizimit ishte një tjetër pikë, që Rama i mëshoi: “Hapi i dytë, në marrëdhënien me bizneset, programi i fiskalizimit që do sjellë rezultate brenda këtij viti, pra që të gjithë transaksionet të jenë transparente. Sot jemi larg kësaj, sepse ne skemi transparancë të transaksioneve nga biznesi në biznes, që do të thotë se ka shumë hije në këtë gjë.
Me programin e fiskalizmit do shohim cdo veprimtari në internet dhe do monitorohet, kjo do parandalojë edhe një masë të madhe keqbërje nga vetë administratë. Hapi i dytë është sistemi i gjurmimit e kërkimit, nga produktet e akcizës e produketet ushqimore, ujin e pijshëm e barnat. Çdo pikë karburanti që del nga rrjeti i shpërndarjes do gjurmohet. Këto janë lajme të mira dhe jam i lumtur se pas kaq shumë vitesh punë, jemi gati të marrim frytet e asaj që kemi krijuar. Gjithcka do ndryshojë situatën për korrupsionin, ryshfetet”.
Megjithatë në fund të fjalës së tij, Rama foli edhe për krmin e organizuar si një nga problemet më të mëdha.
“E dimë që një nga faktorët më problematikë është krimi organizuar dhe zhvatja, do të bisedojmë për një marrëveshje kundër krimit, duke i kërkuar cdo personi të dënuar deri tani të provojë që asetet që ka vijnë nga biznese legjitime, ndryshe të gjitha do të merren. Pra është një mesazh si biznesin e ligjshëm edhe të paligjshëm. Biznesit të paligjshëm do i themi që ky nuk është vendi i tyre dhe duhet të kalojnë shume veshtiresi, ka ardhur koha t’i shkojmë pas atyre seriozisht e të bëjmë të mundur që të gjithë këto gjera negative që kanë bërë me krimin e organizuar duke hyrë në administratë e politikë, kjo kohë ka marrë fund. E pesta, është bashkëpunimi rajonal. Do të doja të zhvilloja një diskutim të mëtejshëm, për të fokusuar forumin ekonomik të Tiranës në përmirësimin e ekonomisë tonë të rajonit. Ne jemi tregje të vegjël nëse nuk jemi të ndërlidhur” u shpreh Rama.