Sonda kineze Chang’e 4 është mjeti i parë i prodhuar nga njeriu që ka prekur sipërfaqen e Hënës në atë që quhet si pjesa e pasme e saj. Pra në atë pjesë që nuk duket asnjëherë me sy të lirë nga Toka.
Ajo është ulur në basenin Aitken në Polin e Jugut që është edhe krateri më i vjetër, më i madh dhe më i thellë i Hënës.
Synimi i misionit është mbledhja e kampioneve nga toka dhe kompozitet minerare.
Baseni Aitken mendohet të jetë krijuar nga një përplasje e jashtëzakonshme në historinë e Hënës dhe mendohet se ai ka nxjerrë në sipërfaqe materiale nga brendësia e Hënës. Çka jep mundësi për hulumtimin e historisë së krijimit të satelitetit të Tokës.
Misioni është interpretuar jo vetëm në planin shkencor, por edhe atë gjeopolitik.
Kjo është e gjitha për Kinën si superfuqi citohet të jetë shprehur Malcolm Davis, një analist i Institutit Australian për Politikën Strategjike./respublica