Argumentum bëri një vit dhe me këtë rast falenderojmë të gjithë ata që na ndjekin për interesimin dhe vëmendjen ndaj tij. Gjatë këtij viti të parë, kanë qenë të shumta dhe analizat mbi zhvillimet kryesore në vend, rajon, Evropë dhe në botë; kjo falë dhe kontributit të disa prej emrave të njohur të politikës dhe publicistikës sonë dhe bashkëpuntorëve të tjerë.
Me këtë rast, shumë miq e dashamirës na kanë sugjeruar çeljen e një rubrike të shkurtër ku të përmenden “ flash” pra me disa rreshta thelbi i ngjarjeve dhe veprimtarive të ndryshme politike dhe diplomatike. Kjo del e nevojshme për ta orientuar sa më shpejt dhe drejt lexuesin në morinë e shkrimeve, analizave, komenteve dhe hamendësive të shumta. Ideja është që Argumentum, krahas analizave të zgjeruara, të jetë në gjendje të flasë dhe sa më shkurt, shkoqur dhe shqip.
Ndaj, me 3 Shkurt Argumentum do të çelë rubrikën “Realpolitik” Dy herë në muaj aty do t’u jepen përgjigje “ flash” pyetjeve për ngjarjet më të rëndësishme politike dhe diplomatike që kanë ndodhur në vend dhe jashtë tij.
Për këtë qëllim, kemi ftuar Dr. Jorgji Kote por dhe analistë të tjerë të njohur për të kontribuar si deri tani.
Siç kemi përmendur dhe më parë, Dr. Jorgji Kote është diplomat i njohur i karrierës, me disa dekada pune në shërbimin e jashtëm dhe atë diplomatik. Në periudhën 1997 – 2017, ai shërbeu si Shef Sektori në MPJ dhe për 15 vjet si Nr. 2 i Ambasadës sonë në Belgjikë, Berlin dhe në Misionin tonë pranë BE-së në Bruksel. Është publicist dhe autor disa librave mbi diplomacinë dhe ndër antarët e parë të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë. Është “i lirë nga çdo konflikt interesi”, pasi ka gati tre vjet si analist i pavarur diplomatik në Bruksel me kontakte të shumta me institucionet europiane, etj. Gjithashtu ka akses të madh në median në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, etj.
Nga data 3 Shkurt, ju ftojmë të ndiqni rubrikën tonë të re “ Realpolitik”
© Argumentum.