Plot 250 subjekte pritet t’i nënshtrohen hetimeve dhe verifikimeve, në zbatim të paketës anti-KÇK. Operacioni nis sot (3 shkurt) dhe në focus do të jetë goditja e grupeve kriminale apo individëve, që janë hetuar dhe dënuar më parë, por pasuria e tyre nuk është verifikuar se si është arritur.
Plot 250 subjekte pritet t’i nënshtrohen hetimeve dhe verifikimeve, në zbatim të paketës anti-KÇK. Operacioni nis sot (3 shkurt) dhe në focus do të jetë goditja e grupeve kriminale apo individëve, që janë hetuar dhe dënuar më parë, por pasuria e tyre nuk është verifikuar se si është arritur.
Ne site te moshuarit dhe adoleshentët milionerë
Të piketuarit janë kryesisht indivitë që dyshohet se kanë kryer aktivitete kriminale të drogës, prostitucionit dhe evazionit fiskal. Në sitë do jenë kompanitë të cilat shtrihen kryesisht në fushën e ndërtimit, dhe disa prej shërbimeve për qytetarët. Nga Verifikimet paraprake dyshohet se pronarë të këtyre subjekteve janë pronarë fiktivë, të moshuar e adoleshentë, të cilët janë milionerë por nuk justifikojnë burimet e ligjshme për këta investime.
Goditjet e para në këto qytete
Goditjet e para kjo njësi speciale e përbërë nga 50 oficerë do ti nisë nga qytetet si Tirana, Durrësi, Vlora, Shkodra, Elbasani, Fier dhe Korça, qytete me potencial krimi.
Formulari 48 orë
Të dyshuarve do tu jepet një formular për burimin e pasurisë së tyre i cili duhet të plotësohet brenda 48 orësh. E pastaj, formulari do shkojë tek SPAK-u i cili do kryejë verifikimet brenda 15 ditësh. Nga SPAK-u do të shkojë në gjykatë ku personat do të kenë barrën e provës së pasurisë së tyre. Brenda 15 ditësh gjykata jep vendim. Nëse nuk e vërtetojnë prona sekuestrohet. I gjithë procesi mbyllet brenda 30 ditëve.
Sipas paketës Anti-KCK punonjësit e administratës do të duhet të bashkëpunojnë me këtë njësi për shkëmbimin e informacioneve për gjurmimin e parave të pista. Në rast se nuk do ketë bashkëpunim ata do të ndiqen penalisht dhe do të merren masa administrative deri në shkarkim nga detyra.
Ne terren OFL
Efektivët e OFL-së, Operacioni Forca e Ligjit, e cila është Njësia Speciale që pas 6 muajsh trajnim të specializuar dhe stërvitje del në terren për të zbatuar në bashkëpunim me SPAK-un, Ligjin Special.
Një ditë më parë kryeministri Edi Rama tha se ky është një moment historik në historinë e përballjes së policisë së shtetit me krimin. Rama u shpreh se në kohë ekstreme, nevojiten masa ekstreme.
Shefi i qeverisë nënvizoi se “sot policia e shtetit është si asnjëherë e angazhuar dhe e gatshme të flasë me gjuhën e rezultateve, fakteve dhe shifrave konkrete që e bëjnë të pamundur krahasimin me të shkuarën”