Ish kryeministri Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së, Zoran Zaev nga Haraçina foli për koalicionet që do të mund t’i bënte Lidhja Social Demokrate para zgjedhjeve. Ai tha se nga të gjithë partitë nuk do të bashkëpunonte vetëm me VMRO-në, për shkak të nacionalizmit që mbizotëron tek kjo parti.
TV21 e pyeti se a do të bashkëpunojë me Besën, por Zaev nuk dha detaje.
“Nuk mund të them asgjë, sepse mendoj se mund të bëjmë koalicion me të gjithë, por paraprakisht duhet të marrim përgjigjen dhe vlerësimin e qytetarëve, a është mirë dhe duhet ta shohim nëse na përputhen programet. Mund të merremi vesh për programe dhe vlera të njëjta. Periudhën e bisedimeve e kemi përpara, besoj se do ta bëjmë më të mirën që mundemi”, tha kreu i LSDM-së Zoran Zaev.