Dhoma Amerikane e Tregtisë ka mbajtur sot konferencën vjetore.
Gjatë fjalës së tij, presidenti Enio Jaço shprehu disa nga shqetësimet e investitorëve në lidhje me taksat, konçensionet dhe paketën fiskale.
Enio Jaço: ‘’Shqipëria nuk ka nivelin më konkurrues të taksave por ka problem më të madh se kjo. Ndryshimi i paketës fiskale është problematika më e madhë e ngritur nga investitorët.
Kemi ndarë shqetësimet me FMN për konçensionet që mund të krijojnë një borxh të fshehur.”
Jaço tha gjithashtu se pronat janë një tjetër problematike megjithëse jemi nga vendet më konkurrente në rajon për hapjen e një biznesi të ri
Enio Jaço: ‘’Ne jemi nga vendet më konkurrente në rajon për hapjen e një biznesi të ri por pronat janë një tjetër problematikë e madhe . Jemi shumë keq me zbatimin e kontratave. Shpesh lindin konflikte që nuk ndihmojnë klimën e bizneseve megjithatë diplomacia jonë gjithmonë ka inkurajuar investimet amerikane.’’